Trump i kërkon Izraelit t’i ndalë bombardimet në Gazë, pasi Hamasi pajtohet t’i lirojë pengjet

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur përgjigjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – ndaj Planit të tij të Paqes në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë t’i ndalë bombardimet në Gazë”.

“Bazuar në deklaratën e lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë të gatshëm për PAQE të qëndrueshme”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Presidenti ka deklaruar se Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë bombardimet në Gazë, për të mundësuar lirimin e pengjeve.

Hamasi ka thënë përmes një deklarate se është pajtuar me pjesën më të madhe të planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve, por që disa pika duhet negociuar në të ardhmen.

Grupi ka thënë se është i gatshëm të përfshihet menjëherë në negociata, përmes ndërmjetësuesve, për t’i diskutuar hollësitë.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati për të zbatuar “fazën e parë” të planit të Trumpit, si referencë për lirimin e pengjeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe ekipin e tij për t’i dhënë fund luftës, në përputhje me parimet e Izraelit, të cilat korrespodojnë me vizionin e Trumpit për përfundim të luftës”, është thënë në deklaratë.

Megjithatë, aty nuk është përmendur kërkesa e Trumpit që Izraeli t’i ndalë sulmet në Rripin e Gazës.

Autoritetet palestineze kanë thënë të shtunën se Izraeli i ka vazhduar sulmet, pavarësisht thirrjes së Trumpit.

Propozimi të cilit i është referuar Hamasi është përpiluar nga ekipi i Trumpit, i ka 20 pika dhe në mesin e tyre përmendet armëpushimi i menjëhershëm, këmbimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe çarmatosjen e Hamasit.

Plani parasheh edhe qeverisjen e Gazës nga një qeveri trazitore, e përbërë nga palestinezë teknokratë, nën vëzhgimin e një trupi ndërkombëtar, në krye me Trumpin.

Sipas planit të Trumpit, Izraeli nuk guxon të aneksojë apo pushtojë Rripin e Gazës, ndërsa Hamasit nuk i lejohet të përfshihet në administrimin e Gazës në asnjë formë.

Në plan ka hollësi edhe për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pothuajse dyvjeçare.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës së nisur nga Izraeli për shkatërrim të Hamasit kanë vdekur më shumë se 66.000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vëllau i Beqir Sadikut i përgjigjet VLEN-it: Mos i keqpërdoni dëshmorët, ju na u hakmorët dhe larguat nga puna

Arben Sadiku: Reagim ndaj press konferencës së eksponentëve të VLEN-it nga Likova Kur kritikoni dikë, së pari pyetni veten: çfarë keni bërë ju për familjet...

Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një...

Adnan Azizi fshihet ndërsa Mickoski vjen në Tetovë për të mbështetur Kasamin!

Pas përplasjeve publike mbi çështjet e nacionalizmit, Adnan Azizi i kërkoi falje Kryeministrit Mickoski, por duket se ky i fundit nuk ka ndërmend ta...

Tre shqiptarë në një tryezë të rëndësishme në Shkup: në fokus Marrëveshja e Ohrit dhe e ardhmja europiane!

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe Krenar...

Hasani: Nga kush kanë frikë? Nga Mickoski?!” – Hasani sfidon VLEN-in në hapjen e shtabit të AKI-së në Luboten

Luboten, Komuna e Butelit – Sonte Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Luboten, ku qindra mbështetës u mblodhën për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu