Tronditje në shëndetësi: Pacientët në duart e “doktorëve” pa diplomë, Ministri Arben Taravari hesht!

Një tjetër skandal ka tronditur sistemin shëndetësor në vend, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mungesën e kontrolleve dhe përgjegjësinë institucionale. Një person, megjithëse kishte kaluar vetëm 5 provime në Fakultetin e Mjekësisë, për tre vite ka punuar si specialist i mjekësisë familjare në një klinikë private, pa diplomë dhe pa licencë nga Oda e Mjekëve.

Më shqetësuese është fakti se kjo personë kishte arritur të regjistrohej edhe në një specializim privat, me vitin e parë të financuar nga Ministria e Shëndetësisë me 1.000 euro. Për më tepër, klinika ku ajo punonte kishte nënshkruar kontratë me Fondin e Shëndetësisë, duke shkaktuar humbje financiare dhe vënë në rrezik shëndetin e pacientëve.

Pavarësisht se Prokuroria Themelore Publike (OJO) ka hapur një procedurë hetimore, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë skandal, duke rritur shqetësimet për mungesën e reformave në shëndetësinë publike.

Ky nuk është rasti i parë i një “doktorit” pa diplomë në vend. Pak kohë më parë, një rast i ngjashëm u zbulua në Gjevgjeli, ku një person arriti të punësohej si mjek anesteziolog dhe të merrte specializim shtetëror, pa pasur fare diplomë fakulteti.

Qytetarët dhe ekspertët e shëndetësisë kërkojnë masa të menjëhershme dhe përgjegjësi nga institucionet, ndërsa ministri Arben Taravari vazhdon të heshtë për këtë skandal, i cili ka tronditur besimin në shëndetësinë publike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pollozhani i reagon Astrit Isenit: Përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në MPB është politikë e qëllimshme

Kryetari i Degës së BDI-së në komunën e Strugës, Faton Pollozhani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i...

Krenar Lloga: Skandal institucional- 50 pozita, 35 vite dhe zero përfaqësim në Regjistrin Qendror

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj...

Moment historik në Rekën e Epërme – Sefer Selimi: Falë angazhimit të Ambasadorit Denion Meidani, uji u bekua për herë të parë në shqip

Moment historik në Rekën e Epërme: Uji u bekua për herë të parë në shqip pas gati një shekulli Për herë të parë pas...

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu