Grushti i Hakmarrjes: Pereira trondit Ankalaev dhe rrëmben titullin

Alex Pereira hakmerret ndaj Magomed Ankalaevit dhe fiton titullin e peshave light heavyweight në UFC 320
Alex Pereira (13-3-0) u ngjit në majën e divizionit të peshave light heavyweight të UFC-së të shtunën mbrëma në UFC 320, pasi mposhti Magomed Ankalaevin (21-2-1) me një ndalim teknik në minutën e parë të raundit të parë.

38-vjeçari brazilian, i njohur për stilin e tij agresiv dhe goditjet e fuqishme, e tronditi rusin me një të djathtë të fortë dhe më pas vazhdoi me bërryla të fuqishme në tokë, duke detyruar gjyqtarin Herb Dean të ndalojë ndeshjen në minutën 1:20.

Ky triumf jo vetëm që i dha Pereira-s titullin kampion, por i dha fund edhe një serie prej 14 ndeshjesh pa humbje të Ankalaev-it. Ishte gjithashtu një hakmarrje personale, pasi Pereira kishte humbur ndaj tij më 8 mars, me vendim unanim të gjyqtarëve.
“Nuk isha mirë atë natë, por sonte isha shumë mirë”, u shpreh Pereira pas ndeshjes, përmes përkthyesit të tij.

Pereira dominoi totalisht, duke goditur me sukses 28 nga 45 tentativat për goditje të rëndësishme, ndërsa Ankalaev arriti të realizojë vetëm 4 nga 9.
Arena shpërtheu në entuziazëm kur Dean ndaloi ndeshjen, ndërkohë që emra të njohur nga sporti si Draymond Green, Jimmy Butler dhe Puka Nacua ishin të pranishëm në mesin e 19 mijë e 81 tifozëve të zjarrtë.

Në një tjetër përballje të fortë të mbrëmjes, ndoshta kandidate për ndeshjen e vitit, Jiri Prochazka (32-5-1) mposhti me nokaut në raundin e tretë Khalil Rountree Jr. (15-7-0), në një ndeshje që shumë e konsideruan si vendimtare për pretendentin e ardhshëm për titull.

Megjithatë, Prochazka ka humbur dy herë me nokaut ndaj Pereira-s, në UFC 295 dhe 303.
Pas fitores, Pereira kërkoi një moment heshtjeje për vëllain e ndjerë të Jon Jones, Arthur Jones, i cili u nda nga jeta papritur këtë javë.

Në ndeshjen bashkëkryesuese të eventit, kampioni Merab Dvalishvili (21-4-0) mbrojti titullin në peshat bantam duke mundur Cory Sandhagen me vendim unanim dhe duke vendosur një rekord të ri të UFC-së me 20 rrëzime nga 37 tentativa.
Me këtë fitore, Dvalishvili zgjat në 14 ndeshje serinë më të gjatë të fitoreve në historinë e divizionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu