Trajkoviq: Granata në Mitrovicë mesazh për serbët, se mund të kalojnë si Ivanoviq

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se shpërthimi i mbrëmshëm i granatës në veri të Mitrovicës është mesazh për serbët e veriut se mund ta kenë fatin e njëjtë sikur Oliver Ivanoviqi.

“Në fakt është një mesazh. Kur shteti nuk punon për diçka, që është gjendja e sigurisë në veri, ka ndikim shumë të madh te qytetarët. Shteti vazhdon të lejojë të dominojnë njerëzit nga mjedisi që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ky lloj lajmi nuk është befasi. Është një mesazh, para se gjithash për serbët nga veriu se: ‘ne jemi këtu, dhe nëse nuk jeni besnik në shkallë të mirë, mund të kaloni njëjtë sikur Oliveri”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo tnë një intervistë për “N1” theksoi se ekziston një dokument për përfshirjen e Millan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit që ka ardhur nga qeveria amerikane.

“Ata janë shënjuar në listën e zezë për përfshirjen në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Në listën e zezë nuk futen njerëz pa ndonjë dëshmi apo material. Sesa dhe në çfarë mase ka kërkuar shteti ynë të njoftohet nga amerikanët për gjetjet e vrasjes së Oliverit, këtë nuk e di, por mendoj se nuk ka kërkuar asgjë. Veselinoviq dhe Radoiçiq janë njerëzit e besueshëm të biznesit të qeverisë së Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit sepse i fitojnë projekte më fitimprurëse dhe janë bërë milionerë”, shtoi Trajkoviq.

Tha se Millan Radoiçiq është nën hetime për sulmin në Banjskë dhe se shteti do të duhej të ishte drejtpërdrejt përgjegjës për të.

“Ka zëra se gjendet rreth veriut të Mitrovicës dhe se po përgatit hakmarrje për të rinjtë e vrarë. Në përgjithësi, ne shohim dhe presim që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ta pyesë Vuçiqin se pse personat që janë në listën e zezë janë bashkëpunëtorët e tij më të mëdhenj”, theksoi politikania serbe nga Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu