Top Channel në lajmet qendrore i referohet Kosovës si “Kosova e Metohia”

Top Channel i referohet shtetit të pavarur të Kosovës si “Kosova e Metohija” në një raportimin të tyre i përkthyer nga mediat e Beogradit, e transmetuar në lajmet qendrore të televizionit kombëtar në Shqipëri.

Këtë skandal, Top Channel e lëshoi në një kronikë të tyre të 13 janarit, e cila flet për raportimet e mediave serbe se është arrestuar në Serbi një person i dyshuar për bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

Në një pjesë të raportimit, gazetarja e Top Channel e cila ka përkthyer informatat nga mediat serbe, pakicës etnike në Kosovë, atyre serbë iu referohet si “serbet nga Kosova e Metohija”.

Kronika skandaloze u nxor të shtunën në lajmet qendrore të televizionit kombëtar shqiptar, dhe e njëjta – po ashtu – u publikua me të njëjtin referim për Republikën e Kosovës edhe në portalin online të Top Channel.

Termin “Metohija”, në Serbi përdoret si ndajshtesë kur përmendet Kosova, duke iu adresuar si “Kosova dhe Metohija” dhe për shumë kë është “shpikje politike” dhe pezhorative ndaj vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky term u përdor me të madhe ndaj Kosovës sidomos në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, në kohën kur Slobodan Milosheviq, kishte marrë pushtetin në Serbi dhe kur regjimi i tij kreu masakra të tmerrshme dhe krime tjera të luftës në Kosovë. /Reporteri.net/.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu