Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si dhe me Arbana Pashollin, Nënkryetare e BDI-së.
Në fokus të bisedimeve ishte roli i shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik, stabilitetin institucional dhe avancimin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.
Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për angazhimin konstruktiv dhe diplomacinë parlamentare, si dhe pret zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si standard kyç për barazi reale, përfaqësim të drejtë dhe dinjitet për të gjithë qytetarët.
