Zohran Mamdani është zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut prej disa orësh tashmë. Emigranti 34-vjeçar ugandan ka bërë tashmë histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, kryebashkiaku i parë nga Azia Jugore dhe kryebashkiaku më i ri që mban këtë detyrë të lartë në më shumë se një shekull.
Ai u betua pak pas mesnatës me dorën mbi Kuranin, gjatë një ceremonie private me gruan e tij, artisten Rama Duvaji. Prindërit e tij, regjisorja Mira Nayyar dhe Mahmud Mamdani, profesor në Universitetin e Kolumbias, ishin gjithashtu të pranishëm. Kjo shihet dhe si një “thyerje” e traditës, pasi më herët zyrtarët amerikanë janë betuar me dorën mbi Bibël.
Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën Mamdani e ka përshkruar si një “frymëzim politik” dha betimin e tij të detyrës. Mamdani u betua në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, poshtë Parkut të Bashkisë në Manhattan.
