Thirrje për Bashkim: Aleanca për Shqiptarët në Dibër Kërkon Pajtim dhe Unifikim

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Dibër ka publikuar një kumtesë të ndjerë dhe reflektuese, duke kërkuar nga të gjithë anëtarët, pa dallim fraksioni, që të lënë pas ndarjet e së kaluarës dhe të bashkohen sërish në një front të përbashkët politik. Në një moment kyç për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kjo thirrje vjen si një apel për pjekuri politike, falje dhe bashkëpunim në emër të një ideali të përbashkët. Kumtesa thekson se vetëm të bashkuar, shqiptarët mund të jenë një zë i fuqishëm për barazi dhe dinjitet në vend.

Postimi i plotë:

“Kumtesë- Dega e Aleancës për Shqiptarët -Dibër

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe miq të Aleancës për shqiptarët, pa marrë parasysh se në cilin fraksion jeni të rreshtuar!
Një vit më parë ASH përjetoi një ndarje të dhimbshme.
Ide të ndryshme, rrugë të ndryshme, ndjenja të tepruara, fjalë të thëna e të pa thëna, na çuan drejtë një ndarjeje që shumica prej nesh e përjetuan me dhimbje dhe dëshpërim të madh, e më së shumti këtë e ndjeu antarsia e thjeshtë e ASH.

Me kalimin e kohës duhet që të gjithë ne të reflektojmë dhe të kuptojmë se potencialin që kishim të bashkuar, asnjëherë nuk e arriti asnjëra palë vet, përderisa më shumë se kurrë shqiptarët në RMV kanë nevojë për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar.

Sot duhet të zgjedhim që të shohim përsëri Aleancën për Shqiptarët jo si një vend ku njerëzit mblidhen për interesa personale, por si një shtëpi të përbashkët të çdo shqiptari që së bashku në frymën e Arbën Xhaferit të luftojmë për barazi, dinjitet dhe të ardhme të sigurtë në vendin tonë. Çdo anëtar i sinqertë i ASH duhet të veprojë në drejtim të shtrirjes së dorës së pajtimit dhe jo të hapjes së plagëve të vjetra. Nuk është koha për debat se kush kishte të drejtë e kush jo, është koha për të falur dhe për të filluar nga e para, është koha për të dëshmuar se pjekuria jonë politike është më e fortë se çdo dallim personal.

Sot bëjmë thirrje që të gjithë anëtarët tanë, të cilët në ndonjë moment u ndjenë të lënduar dhe që u ndanë me zemër të thyer, të ribashkohen e të ecim përpara më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Aleanca për Shqiptarët është më shumë se një parti, është një ideal, i cili i bashkuar do të jetë më i gjallë dhe më i fuqishëm.
Bashkimi është mision historik!

Në interes të këtij misioni historik ju bëjmë thirrje në veçanti të dy kryetarëve që të tejkalojnë vehten dhe sot më shumë se kurrë të gjejnë forcën, vullnetin dhe gadishmërinë për vendosjen e interesave të Aleancës së bashkuar për shqiptarët mbi gjithçka!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu