Thirrja e hoxhës Bedri Lika për votën shqiptare në Butel, ndez reagimin e Darko Kostovskit

Kryetari aktual i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ashpër pas një hutbeje të mbajtur në xhaminë e Butelit 2 nga hoxhë Bedri Lika, ku, sipas Kostovskit, është bërë një thirrje politike që shqiptarët të mos e votojnë atë, për shkak të përkatësisë së tij etnike si maqedonas.

Në reagimin e tij publik, Kostovski e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe si përdorim të fesë për qëllime politike.

“Hoxhë, në hutben e ditës së sotme të xhumasë, është dashur të predikosh atë që mëson Islami si fe, dhe jo të thuash që shqiptarët nuk duhet të votojnë për Darko Kostovskin vetëm sepse është maqedonas. Madje the që më mirë të votojnë për BDI-në”, ka deklaruar ai.

Kostovski ka listuar disa nga projektet që, sipas tij, janë realizuar për të gjithë qytetarët e komunës, pa dallim etnie:

Ndërtimi i një çerdheje të re në Butel 2

Fasadë e re për shkollën “Panajot Ginovski”

Furnizimi me ujë të pastër për banorët e Lubotenit

Shkollë e re në Vizbeg

Investime mbi 1 milion euro në infrastrukturë në Shkupin e Veriut

Fillimi i ndërtimit të një poliklinike të re para Vitit të Ri

Kostovski theksoi se qytetarët, përfshirë shqiptarët, do ta ndëshkojnë me votë këtë lloj sjelljeje politike të mbështetur në përçarje etnike.

“Populli do zhvillim dhe projekte, jo thirrje për të mos votuar për një kandidat për shkak të kombësisë së tij”, përfundoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu