Marin Mema: Mjaft më heshtje, shqiptarët nuk janë të ftuar – janë themel i këtij shteti!

Gazetari investigativ Marin Mema ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve antishqiptare të bërtitura gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, duke kërkuar një qëndrim zyrtar dhe të prerë nga shteti shqiptar. Sipas Memës, ajo që ndodhi nuk është thjesht një incident sportiv, por shfaqje e rrezikshme e një fryme ekstreme dhe përjashtuese, që kërcënon bashkëjetesën dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut.

“Shteti shqiptar duhet të reagojë zyrtarisht! Nuk mund të heshtet përballë thirrjeve ‘vdekje shqiptarëve’, aq më tepër kur ato ndodhin në praninë e krerëve më të lartë të Maqedonisë së Veriut,” shkruan Mema.

Ai thekson se shqiptarët janë autoktonë dhe shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe se heshtja përballë urrejtjes vetëm sa ushqen klimën e rrezikut. “Heshtja sjell përsëritje, përsëritja sjell kthesa të rrezikshme. Kjo nuk është çështje emocioni, por stabiliteti dhe të ardhmeje,” shprehet ai.

Mema kërkon që autoritetet shqiptare t’i bëjnë të qartë qeverisë së Maqedonisë së Veriut se nuk ka Europë, nuk ka bashkëjetesë dhe nuk ka stabilitet pa shqiptarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu