Thellohet diskriminimi etnik në institucionet publike

Përkatësia etnike si shkaktar diskriminues është evidentuar në 109 ankesa, ose 27 për qind e numrit të përgjithshëm të ankesave, ndërsa 11 për qind e ankesave janë për diskriminimin mbi bazën e bindjeve politike. Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në raportin vjetor konstaton me shqetësim për rritjen me 43 për qind të numrit të ankesave, por edhe të vendit ku ndodhin – në sektorin publik, përkatësisht 66 për qind e rasteve të evidentuara janë në institucionet shtetërore

Evis HALILI

Shkup, 9 prill – Përkatësia etnike, më shumë sesa përkatësia politike, apo gjinore… është një nga shkaktarët kryesorë të diskriminimit. Kështu thuhet në dokumentin e dorëzuar në Parlament për miratim në fillim të këtij muaji nga Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi – “Raporti vjetor i KPMD 2024”, ku ndër të tjera konstatohet shqetësimi për rritjen me 43 për qind të numrit të ankesave, por edhe të vendit ku ndodhin – në sektorin publik, ku 66 për qind e rasteve të evidentuara janë në institucionet publike. Karakteristikë është se një në pesë nga rastet e konfirmuara të diskriminimit përbën formë të rëndë të diskriminimit.

“Organet shtetërore (15 raste), institucionet e arsimit (10 raste), pushteti lokal (7 raste) janë konfirmuar si diskriminatorë në 86 për qind të rasteve”, konstatohet në raport. Përkatësia etnike si shkaktar diskriminues është evidentuar në 109 ankesa, ose 27 për qind e numrit të përgjithshëm të ankesave, ndërsa 11 për qind e ankesave janë për diskriminim për shkak të bindjeve politike.

“Ankesat e paraqitura për diskriminim në bazë të origjinës kombëtare dhe etnike përfshijnë edhe arsye të tjera për diskriminim. Nga ankesat e paraqitura për diskriminim në bazë të origjinës kombëtare ose etnike, 6 ankesa kanë të bëjnë me gjuhën, 4 ankesa për bindjet politike dhe 3 ankesa për ngjyrën e lëkurës… Të dhënat e përmbledhura tregojnë se ankesat për ‘baza të tjera diskriminimi’ dhe diskriminim në bazë të ‘statusit personal apo statusit social’ më së shpeshti përfshijnë rastet që kanë të bëjnë me anëtarësimin ose mosanëtarësimin në një organizatë sindikale, mëmësinë, shtatzëninë e planifikuar, vendbanimin, nivelin e arsimimit…”, thuhet në analizë.

Po ashtu, në thuajse gjysmën e vendimeve të miratuara nga Komisioni u konstatua diskriminimi në fushën e marrëdhënieve të punës dhe 20 për qind e konkluzioneve i referoheshin diskriminimit të konstatuar në arsim, shkencë dhe sport. Sa i takon gjinisë gratë më shpesh sesa burrat janë ankuar për diskriminim në bazë të gjinisë, arsimit, moshës dhe statusit familjar ose martesor. Ndërsa meshkujt raportojnë diskriminim kryesisht në ngjyrën e lëkurës, origjinën, orientimin seksual e të tjera. Sa i takon shtrirjes gjeografike më shumë se gjysma e ankesave (55 për qind) vijnë nga Shkupi, ndërsa sipas rajoneve renditen ai i Pellagonisë, Jugperëndimori, e të tjerë.

Gjatë vitit të kaluar KMPD ka punuar me gjithsej 485 lëndë (78 nga viti 2023) dhe ka miratuar 316 vendime. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu