Tetovë, për 12 ditë 6 qytetarë kafshohen nga qentë endacakë nuk ka asnjë zgjidhje nga Bilall Kasami

Vetëm në 12 ditët e para në vitin e ri 2024 në Tetovë janë kafshuar 6 qytetarë nga qentë endacakë, thonë të dhënat nga SPB-Tetovë. Veterineri Rami Selmani thotë se me uljen e temperaturave edhe numri i kafshime do të rritet pasi që qentë endacakë kanë mungesë ushqimi dhe në këtë periudhë kohore qentë bëhen me agresiv.

“Ky është një problem i madh në Tetovë pasi që ka një vit e gjysmë që nuk punohet në Tetovë dhe tash ka ardhur koha e shumimit të tyre dhe në këtë kohë ata shfaqin edhe agresivitetin e tyre dhe bëhen shumë agresivë. Sulmojnë njerëz për atë se nuk kanë ushqim, për këtë ata bëhen agresiv dy fishë më shumë dhe në këto raste, ata nuk shohin a është fëmijë apo i rritur, ata sulmojnë çdo gjë që u del para.”- thotë Rami Selmani – veteriner.

Sipas Selmanit në Tetovë ka nga 800 deri në 1 mijë qen endacakë, ndërsa kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me një qasje serioze.
“Në bazë të një statistike të fundit bisedohet mbi 800 deri në 1 mijë qen, zgjidhja është shumë e lehtë. Vetëm duhet të ketë vullnet dhe duhet më shumë vullnet tek ata që janë përgjegjës për këtë punë dhe duhet ta marrin një aksion më serioz dhe jo vetëm fjalë boshe.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Spalletti mahnitet nga Zhegrova: Shpejtësia dhe ndjeshmëria e tij janë të jashtëzakonshme

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse. “E njihja më herët Zhegrovën, por...

Përsëri ngec “Severnistani”!

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese! Me gjithë broçkullat e despotit Micko dhe qeverisë së koalicionit për...

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e AKI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

Në zgjedhjet lokale të mbajtura së fundmi, Abdul Selam Selami ka dalë si personaliteti më i votuar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu