Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket se pati vështirësi të përshtatej me realitetin gjuhësor të vendit ku ndodhej. Ngjarja dedikuar arsimit, për pak u shndërrua në një leksion mbi tolerancën gjuhësore. Ajo që ra në sy, ishte sjellja e ministres gjatë konferencës për mediat, e cila krijoi përshtypjen e një diskomforti përballë gjuhës shqipe. Teksa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në shqip, ministrja disa herë e ndërpreu për të kërkuar që komunikimi të ishte “më i shkurtër” ose të bëheshin “përkthime në maqedonisht”, pasi siç tha, duhet ta kuptojnë edhe ata që “nuk e dinë shqipen”.

“Ju lutem nëse mundet në gjuhën maqedonase, ju lutem ka mësimdhënës… Më falni kryetar ju lutem shkurt vetëm, që të kuptojmë edhe ne që nuk dimë mirë shqip”, tha Vesna Janevska.

Janevska: Më falni shkurtimisht na tregoni vetëm se çfarë folët, ju lutem, ju lutem.

Kasami: Ta përfundoj në shqip dhe do ta them të gjithën në maqedonisht.

Janevska: Ah mirë, në rregull faleminderit.

Por situata nuk ishte e njëjtë kur ajo u përgjigjej pyetjeve në maqedonisht, ku pa asnjë ndërprerje foli lidhur me çështjen e librave, duke thënë se tashmë ishte një çështje e mbyllur. Për mungesën e librave që u paraqit këtë vit, fajin e hodhi te drejtorët e shkollave.

“Librat janë një problem i zgjidhur, unë vërtetë mendoj se kjo temë duhet të mbyllet, janë siguruar mjete, janë siguruar programe të reja mësimore, po shtypen libra të rinj, por ajo që mungon në shoqërinë tonë, është lidhja e mirë mes institucioneve dhe funksionimi i institucioneve. Shkollat janë pjesë e sistemit, drejtorët e shkollave janë po ashtu pjesë e sistemit. Ata duhet njësoj si ministria, byroja, dhe të gjitha institucionet tjera që tashmë shumë seriozisht e marrin punën, ashtu njësoj edhe menaxherët e shkollave do të duhet shumë seriozisht ta marrin punën. Këtë vit, lirisht do të them se shikova mes gishtave, vitin e ardhshëm nuk do të shikojmë përmes gishtave”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

Kasami poashtu tha se sigurimi i librave duhet të bëhet sipas ligjit dhe secili duhet ta bëjë punën që e ka të përcaktuar me ligj.

“Sa i përket librave që bazohet në ligj, ne vitin e kaluar kemi siguruar të gjitha librat në shkollat fillore, aty ku ka pasur tekste shkollore dhe siç tha edhe ministrja se nga viti i ardhshëm, i gjithë procesi duke nisur nga përkujdesja që fëmijët duhet ta kenë për librin, shkollat, drejtoritë e shkollave deri te komuna dhe ministria që të mos mungojnë librat”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Këto komente u bënë para Panel diskutimit në Tetovë me titullin “Dija është e vetmja magji.” /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Prifti arrestohet me kokainë e kanabis në kishë

Një prift 46-vjeçar, i njohur edhe si një personazh i YOUTUBE është arrestuar me akuzën për trafik kokaine dhe kanabisi. Ngjarja u shënua në ishullin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu