Të premten do të bojkotohen marketet në RMV

Pas shembullit të Kroacisë, në mediat sociale u paraqitën thirrje të premten qytetarët në vend të mos blejnë në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë ky aksion zgjerohet edhe në vendet tjera të Ballkanit si Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, edhe pse nuk është organizator i këtyre aktiviteteve, i mbështet thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Lexo edhe:
Analiza/ Pse inteligjenca artificiale kineze ka mahnitur botën
“Organizata e konsumatorëve e mbështet thirrjen qytetare në mediat sociale për bojkot të marketeve. Nuk jemi organizatorë të këtij aksioni, por i mbështesim qytetarët me qëllim që të nxitet sektori i biznesit t’i ulë çmimet e produkteve, veçanërisht të produkteve ushqimore sepse ato me të vërtetë janë shtrenjtuar”, thotë Lonçar në një deklaratë për AIM.

Shkoni në markete, veçanërisht në supermarkete, thotë Lonçar, dhe nuk e dini se ç’farë çmimi ju pret.

“Edhe pse e dimë se si formohen çmimet e produkteve megjithatë ekziston diçka që quhet standard i qytetarëve. Shpresojmë se Qeveria do t’i mbështesë qytetarët dhe do të bëjë diçka në plan afatgjatë. Për shembull shporta e pranverës e cila mund të vlejë tre muaj në vend se një”, thotë Lonçar.

Ajo thekson se për uljen e çmimeve duhet të merret çmimet e produkteve nga nëntori i vitit të kaluar.

Masa e dytë që e propozon kryetarja e Organizatës së Komunatorëve është të kontrollohet nëse zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve kanë marrëveshje të ndërsjellë në lidhje me rritjen e çmimeve. Sipas Lonçar, masat që mund të ndërmerren duhet të konfirmohen së bashku me sindikatat dhe Organizatën e Konsumatorëve të Maqedonisë.

Dje u pajtua edhe LSDM-ja opozitare, e cila siç qëndron në kumtesën e tyre, aksioni për bojkot të marketeve vërshohet edhe tek ne sepse Qeveria nuk i ka mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e kupton aksionin e paralajmëruar të qytetarëve për bojkotimin e marketeve, sepse siç tha ai, prej kohësh ka folur për sjelljen e individëve në këtë biznes se po mundohen të nxjerrin fitime të larta në mënyrë spekulative.

“Kam mirëkuptim personal për këtë veprim të qytetarëve dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë. Që në fillim kam folur për sjelljen e individëve në këtë biznes dhe se në mënyrë spekulative përpiqen të gjenerojnë fitime të larta. Institucionet, inspektorati i tregut, po e monitorojnë situatën dhe reagojnë me shpejtësi”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a do ta përkrah iniciativën qytetare për bojkotimin e tregjeve të premten e kësaj jave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu