Të hënën në Shkup mbahet manifestimi “Ditët e Poezisë”

Të hënën më (19 maj) me fillim nga ora 18:00 në Qendrën Tregtare ‘City Mall’ në Shkup, do të mbahet edicioni i dytë manifestimit “Ditët e Poezisë”, shkruan Portalb.mk.

Mbrëmja do të fillojë me vargje të Grigor Përliçevit dhe Konstandin Milladinovit, si dhe Lilijana Çallovskës, Adem Gajtanit, Gogo Ivanovskit, Igor Isakovskit, Abdylazis Islamit, Slavko Janevskit, Fahri Kajës, Bistrica Mirkulovskës, Georgi Stalevit dhe Same Limani Zharnovskit.

Hapjen do ta udhëheqë Nikola Ristanovski, kurse në performimin e poezisë së klasikëve tanë do ta shoqërojnë studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike dhe Fakultetit të Artit Muzikor, pranë UKIM-it.

Afishja e manifestimit “Ditët e Poezisë”. Foto: Organizatorët e manifestimit
Afishja e manifestimit “Ditët e Poezisë”.
Foto: Organizatorët e manifestimit
Vargjet e dy poetëve që na lanë mes dy edicioneve të manifestimit do të jehojnë gjithashtu në publik përmes më të afërmve të tyre: shkrimtari Xhabir Ahmeti do të lexojë përkthim të tijin në maqedonisht të poezisë së vajzës së tij Lindita Ahmeti, kurse Petar Renxhovi dhe Sasho Gigov-Gishi do të performojnë një version muzikor të poezisë së Mihail Renxhovit.

Përmes performancës poetike që do ta sjellin dy të parët e Teatrit Kombëtar Maqedonas, aktorët Nikola Ristanovski dhe Igor Xhambazov, do të prezentohen edhe Leopold Sedar Sengori, poeti frankofon senegalez i cili para saktësisht 50 vjetësh u laureua me “Kurorën e Artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, dhe Aco Shopovi, përkthyesi dhe miku i tij, i cili para 70 vjetësh botoi përmbledhjen “Shkrihu me heshtjen” me të cilën u shënua kthesë historike në zhvillimin e poezisë maqedonase.

Ky aktivitet realizohet nën përkujdesjen e Fondacionit “Aco Shopov- Poezi” dhe Skopje City Mall-it, të cilëve iu bashkangjitet një numër i madh i partnerëve nga sektori i arsimit dhe shkencës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu