Tarifat doganore, Irani dhe Gaza në agjendën e takimit Netanyahu-Trump

“Jam lideri i parë ndërkombëtar, lideri i parë i huaj që do të takohet me Presidentin Trump për një çështje kaq thelbësore për ekonominë e Izraelit” siç janë detyrimet doganore, deklaron Netanyahu, i cili evokon “lidhjen unike midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, e cila është kaq jetike në këtë moment”.

Rritja e tarifave doganore të paralajmëruara nga Presidenti amerikan Donald Trump, tensionet me Iranin dhe ofensiva izraelite në Gaza janë në agjendën e takimeve të planifikuara mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu është lideri i parë i huaj që takohet me Trump që kur ky i fundit vendosi të caktojë tarifa shtesë doganore për një pjesë të madhe të produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara.

I pritur në Washington direkt pas një vizite katër-ditore në Hungari, objektivi i tij kryesor është të bindë presidentin amerikan të ndryshojë vendimin e tij, ose të paktën të reduktojë detyrimet që do të vendosen për importet izraelite, shkruan L’Orient Le Jour.

Një pjesë e madhe e produkteve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës importojnë nga pjesa tjetër e botës i nënshtrohen detyrimeve shtesë doganore prej 10 për qind që nga e shtuna.

Por fatura do të jetë edhe më e rëndë nga 9 prilli për disa vende që eksportojnë më shumë në Shtetet e Bashkuara sesa importojnë produkte amerikane. Kështu Izraeli do t’i nënshtrohet detyrimeve doganore në masën 17 për qind.

Para se të largohej nga Budapesti, Netanyahu tha se diskutimet do të përfshinin “regjimin doganor që i është vendosur edhe Izraelit”.
“Jam lideri i parë ndërkombëtar, lideri i parë i huaj që do të takohet me Presidentin Trump për një çështje kaq thelbësore për ekonominë e Izraelit”, tha kryeministri izraelit.

“Mendoj se pasqyron marrëdhënien e veçantë personale dhe lidhjen unike midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që është kaq jetike tani”.

Sipas Jonathan Rynhold, drejtor i studimeve të politikave në Universitetin Bar-Ilan në Tel Aviv, Netanyahu do të kërkojë një përjashtim nga taksat doganore për Izraelin përpara se ato të hyjnë në fuqi.
Një përjashtim i tillë jo vetëm që do të përfitonte aleatin më të ngushtë të Trump në Lindjen e Mesme, por gjithashtu do t’i “kënaqte republikanët e Kongresit, të cilët në këtë pikë nuk janë të përgatitur të përballen me Trump për këtë çështje”, sipas Rynhold.

Izraeli ishte përpjekur t’i shpëtonte taksave të reja duke marrë masa parandaluese të martën, një ditë para njoftimit të Trump, dhe duke hequr të gjitha detyrimet doganore të mbetura për 1 për qind të mallrave amerikane që ende prekeshin.

Por presidenti amerikan vazhdoi masat e tij, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kishin një deficit të konsiderueshëm tregtar me Izraelin, një nga përfituesit kryesorë të ndihmës ushtarake amerikane.

Udhëtimi i kryeministrit izraelit është “gjithashtu një mënyrë që Netanyahu të luajë lojën dhe t’i tregojë Trump-it se Izraeli po e ndjek atë”, sipas Yannay Spitzer, profesor i ekonomisë në Universitetin Hebraik.

“Nuk do të habitesha nëse do të shpalleshin lëshime ndaj Izraelit dhe kjo do të shërbente si shembull për vendet e tjera”.

Sakaq, Netanyahu do të diskutojë edhe për luftën në Rripin e Gazës, pengjet izraelitë të mbajtur në këtë territor palestinez dhe “kërcënimin iranian” në rritje, bëri me dije zyra e tij.

Izraeli rifilloi ofensivën në Gaza më 18 mars, pas një armëpushimi dy mujor me lëvizjen islamike palestineze Hamas të negociuar përmes Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit.

Prej asaj kohe, më shumë se 1 mijë e 330 njerëz janë vrarë gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore izraelite në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

Nga 251 personat e rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që shkaktoi luftën në Gaza, 58 mbahen ende në territorin palestinez, 34 prej të cilëve vdiqën sipas ushtrisë izraelite.

Për çështjen iraniane, Trump i bëri thirrje Iranit, një armik i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për “negociata të drejtpërdrejta” për një marrëveshje të re që synon kufizimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

Po ashtu kërcënoi se do të bombardonte Iranin nëse diplomacia dështon.

Të dielën, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi hodhi poshtë çdo dialog të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk do të kishte “kuptim”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia merr borxh 19 miliardë euro për blerjen e 12 avionëve Rafale nga Franca

Serbia ka rënë dakord për një kredi prej 1.92 miliardë eurosh me disa banka dhe institucione financiare franceze për të paguar 12 avionë luftarakë...

Taravari përsëri me lojra, Mickoskit i propozon Qeveri me BDI-në, Selës i kërkon të hyjnë bashkë në Qeveri e ta lënë vetë Ahmetin

Arben Taravari siç duket ende nuk e ka ndarë mendjen dhe vazhdon me lojrat politike mes dy taboreve. Siç konfirmoi ditë më parë edhe...

Bela: Në DAP avansohen 40 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptarë

Politikologu Valon Bela përmes një postimi në profiline tij në FB ka denoncuar se në Drejtorinë e të Ardhurave Publike janë avansuar rreth 41...

Haradinaj: Kurti e ka dërguar Izet Mexhitin si ‘msit’ për ta kërkuar votën e Adem Hoxhës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Izet Mexhiti po qëndron në terren në Kosovë, duke kërkuar vota për të siguruar mbështetje për...

Ziadin Sela lideri i parë që viziton shqiptarët e Krushevës, del në mbrojtje të objektit shkollor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu