Taravari: Zgjidhim problemin me kaosin e parkimit në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se Qeveria ka sjell vendim me të cilin zgjidhet problemi me kaosin e parkimit në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur, në vendimin e Qeverisë jepet leja për partneritet publiko – privat për ndërtimin e garazheve montuese me kate.

“Zgjidhim problemin me kaosin e parkimit në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”

Me propozimin tonë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për incimin e procedurës për dhënie të kontratës për themelimin e partneritetit privato-publik për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.

Ky projekt privato-publik vjen sipas studimit të fizibilitetit të mëhershëm dhe ka për qëllim të shtojë të ardhurat e Spitalit Klinik dhe përfshin dy garazhe montuese në kate, lëvizje të lirë të auto-ambulancave dhe parkim të organizuar.

Me realizimin e këtij projekti, do të lehtësohet dukshëm trafiku në oborrin e Spitalit Klinik, ku do të shfrytëzohet në maksimum hapësira ekzistuese”, thuhet në njoftimin e Taravarit./TV21

lajmet e fundit

Goditet nga energjia elektrike, humb jeten 19 vjeçari nga Shkupi

Në ora 23:43 në SPB Shkup është raportuar se L.L (19) nga Shkupi ka ndërruar jetë në një festë në shtëpi. Sipas raportit, pas...

Presidentja Osmani mikpret këngëtaren me famë botërore Bebe Rexha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim këngëtaren e njohur me famë botërore Bebe Rexha. E para e shtetit Vjosa Osmani...

Zbardhet vrasja në Debresh! Arrestohen tre persona, konfiskohet arma dhe vetura

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur vrasja në Debresh të Gostivarit, ku janë arrestuar tre persona dhe ndaj të cilëve...

Pas 13 ditëve në flakë, shuhet zjarri në malin Serta

Zjarri afër Sertës është shuar tërësisht pas 13 ditëve luftë me stihinë e zjarrit, informoi sot komandanti i Njësisë territoriale zjarrfikëse Negotinë, Stole Atanasov. Situata...

Aksident në Kumanovë, dy të lënduar rëndë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Kumanovë. Nga terreni mësohet se dy vajza janë lënduar rëndë, pasi u ndeshën me një veturë tjetër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu