Taravari: VMRO po fshihet pas “të pavarurve” dhe po e detyron VLEN-in t’i mbështesë – shqiptarët u zhveshën nga pushteti qendror, tani po tentohet edhe nga ai lokal!

Arben Taravari, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë aktuale, duke e cilësuar një manovër politike të rrezikshme mënyrën se si po paraqiten disa kandidatura në komunat shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“VMRO po fshihet pas disa kandidaturave ‘të pavarura’ shqiptare dhe po ua imponon ato partnerëve të VLEN-it, duke i detyruar që t’i përkrahin publikisht,” deklaroi Taravari.

Ai përmendi konkretisht komunat si Struga, Gostivari dhe disa të tjera, ku po zhvillohet një lojë politike e qartë: emra të caktuar po paraqiten si të pavarur, por në thelb janë kandidatë të përzgjedhur dhe të mbështetur nga VMRO.

Sipas Taravarit, kjo është një formë e re e manipulimit politik, ku shqiptarëve po u jepet vetëm pamja e përfaqësimit, ndërsa në realitet kandidatët nuk janë as nga komuniteti, as me vullnetin e tij.

“Në këtë mënyrë, do të kemi kryetarë komunash shqiptarë vetëm në emër, por pa asnjë kompetencë reale, të rrethuar nga administrata dhe vendimmarrje e kontrolluar nga VMRO,” theksoi Taravari.

Ai paralajmëroi se kjo lojë e rrezikshme e imponimeve politike, në bashkëpunim me një pjesë të VLEN-it, rrezikon të përjashtojë realisht shqiptarët nga pushteti lokal, edhe kur formalisht ata mbajnë pozitat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përkujtohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...

Ish-shefi i NATO-s: nuk mund të premtoj se ShBA do të qëndrojë në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024, ka folur në një intervistë për tensionin e fundit midis...

FBI-ja sjell agjent special dhe analist të inteligjencës në Kosovë, do të bashkëpunojnë me Policinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar në Prishtinë me atasheun ligjor të FBI-së, Brendan...

Garada e Ajovës: Kishim nderin të prisnim komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari

Garda Kombëtare e Ajovës ka thënë se pati nderin të mirëpriste Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, shef i mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës,...

Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu