Taravari: VLEN u shkri por mbeti pa kryetar, kjo flet shumë për dallimet që kanë

Në VELN ka shumë dallime. Kështu tha sonte ish partneri i këtij koalicioni, Arben Taravari, i cili nënvizoi se ky koalicion ka qenë dhe mbetet disfunksional. “VLEN ekziston si koalicion dhe ka tendenca për shkrirje në një parti. Kishte edhe më herët, por kjo prolongohej dhe në momentin që ne u distancuam nga koalicioni, ata të nesërmen mbajtën mbledhje për tu bashkuar, por nuk zgjodhën kryetar partie dhe kjo fletë se sa dallime ka aty dhe unë sa e shoh, ai koalicion është disfunksional fatkeqësisht”, tha kreu i ASH në një intervistë për televizionin “MCN” në Shqipëri. Ai tha se besoj të ketë bërë mirë me dorëheqjen, pasi ka marrë shumë porosi prej njerëzve pasi shumë rrallë ndodh ndonjë parti të tërhiqet prej Qeverie. “Partitë ekzistojnë të jenë pjesë e Qeverisë dhe të qeveris sa më mirë. Konstatimi ynë ishte se qeverisim shumë dobët dhe kishim shumë kritika prej qytetarëve se shqiptarët po margjinalizohen. Është e ndershme të lihet kolltuku dhe të kthehemi te qytetarët e të kërkohet mbështetje për udhëheqje sa më të suksesshme të bashkive të cilat do ti fitojë ASH”, deklaroi kryetari i ASH, Arben Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu