Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për vizitë në Shkup në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ku po marrin pjesë liderë rajonalë për të diskutuar bashkëpunimin dhe integrimin evropian të rajonit. Gjatë qëndrimit të tij, Rama është parë në një takim joformal në Çarshinë e Vjetër me Arben Taravarin dhe funksionarë të lartë të BDI-së.