Taravari: Qëllim parësor i ASH-së integrimi i vendit në BE!

“Aleanca për Shqiptarët do të fokusohet në vazhdimësi në reformat thelbësore kushtetuese, qëllimi parësor i të cilave është integrimi i shtetit në Bashkimin Evropian. Do të theksoj sërish se këto reforma janë më të rëndësishmet. Ne të gjithë duhet të largohemi prej andej. Pikërisht për këtë, gatishmëria jonë për të formuar një koalicion do të varet nga mbështetja e këtyre ndryshimeve kritike dhe nga një vizion i përbashkët për të ardhmen e vendit tonë në BE. Ne do të bashkëpunojmë vetëm nëse të gjithë i përmbahemi vazhdimisht prioriteteve të këtyre synimeve kombëtare”.

Kështu ka deklaruar lideri i ASh-së Arben Taravari në një intervistë për Lokalno.mk. I pyetur nga kjo media për koalicionim të mundshëm me VMRO-DPMNE-në, i pari i ASH-së i prerë në përgjigje se “kjo do të varet nga mbështetja e ndryshimeve kushtetuse, që aktualisht VMRO-ja nuk i përkrah”.

Në shqyrtimin e kandidatit presidencial, Taravari u shpreh se fokusi i tyre primar është cilësia dhe aftësia për të udhëhequr vendin tonë.

“Presidenca është simbol i unitetit dhe duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ndërsa ideja e presidentit të parë shqiptar do të nënkuptonte një hap të rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes dhe përfaqësimit etnik, është thelbësore që çdo kandidat, pavarësisht prejardhjes etnike, të mishërojë vlerat e demokracisë, gjithëpërfshirjes dhe angazhimit për përparimin e të gjithë kombi”, tha ai.

Kujtojmë se me 4 dhjetor, liderët e partive parlamentare arritën marrëveshje për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të pranverën e këtij viti. Raundi i parë i garës për kreun e shtetit do të mbahet më 24 prill, kurse raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu