Taravari: Menaxhim shembullor – asnjë humbje jete nga të lënduarit e tragjedisë së Koçanit!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë intervistës për TV Kanal 5, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve të prekur nga tragjedia në Koçan. Ai theksoi se, edhe pas më shumë se një jave nga ngjarja, asnjë i lënduar nuk ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

“Sipas të dhënave zyrtare, në total kemi pasur 190 pacientë të prekur nga tragjedia. Një pjesë e tyre tashmë janë liruar për mjekim shtëpiak, ndërsa 15 pacientë vijojnë trajtimin në spitalet tona. Po ashtu, 99 të tjerë janë transferuar për trajtim në shtete mike. Po punojmë intensivisht për rikuperimin e tyre dhe shpresojmë që numri i të hospitalizuarve të bjerë në ditët në vijim. Më e rëndësishmja është që deri më tani nuk kemi asnjë humbje jete,” deklaroi Taravari.

Ministri foli gjithashtu për bashkëpunimin me vendet e huaja dhe angazhimin e ekipeve mjekësore në këtë proces. Ai shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor që kontribuuan në përballimin e situatës.

“Të gjithë pacientët e lënduar nga Koçani dhe Shtipi u transferuan fillimisht në Shkup, ku më pas nisëm komunikimin me vendet e huaja për mundësinë e trajtimit të tyre. Solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar ishin të jashtëzakonshme, dhe menjëherë ndërmorëm hapat e nevojshëm për transferimin e pacientëve në spitalet jashtë vendit”, u shpreh Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nora dhe Roberti po jetojkan bashkë, e na paskan gënjyer, politikani i njohur ua nxjerr sekretin

Ndarja e dy artistëve të njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ka qenë një temë diskutimi për shumë vite me radhë, e cila ka...

12 orë në kosh plehërash, rrëfimi prekës i Nailirit për vështirësitë në jetë – flet edhe për kohën në burg

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailir Piri, ka bërë rrëfimin e tij për jetën dhe vështirësitë që ka kaluar. Ai ka treguar se...

Mesazhi i fuqishëm i Radogoshit: Unë jam shqiptar, mysliman, dhe i lirë- feja na bashkon, s’na ndan!

Sevdai Radogoshi- Qumili, një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, ka shpërthyer me një mesazh zemre pas keqkuptimeve që u krijuan gjatë...

Për 12 orë, kamerat e “Safe City” kanë regjistruar 65,000 shkelje! 1000 vetura ishin të paregjistruara

nistri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki ka njoftuar se brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65,000 shkelje në komunikacion, përcjell TV21....

Elon Musk: IA dhe robotika do të zhdukin borxhin prej 38.34 trilionë dollarësh të SHBA-së brenda 3 vitesh

Për miliarderin Elon Musk, zgjidhja për borxhin e madh të SHBA-së prej 38.34 trilionë dollarësh është rritja e produktivitetit që do të sjellin Inteligjenca...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu