Taravari kërkon edhe një vit për ndryshimet kushtetuese! Mickoski: Nuk lëvizim asnjë milimetër nga programi i VMRO-së!

Kryeministri Hristian Mickoski nuk beson se partneri i tij i kolaicionit Arben Taravari ka deklaruar se Mickovski ka qenë kundër Koridorit 8 dhe Marrveshjes së Prespës dhe i ka pranuar dhe kjo do të ndodhë edhe me ndryshimet kushtetuese.

I pyetur nga Klan Maqedoni për këtë deklarat ai tha se asnjëher nuk ka qenë kundër Koridorit 8, ndërsa ka konfirmuar se ka qenë kundër Marrëveshjes së Prespës e cila tanimë është realitet. Ndërsa për ndryshimët kushtetuese nën diktat të Bullgarisë thotë se asnjë milimiterë nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Mendoj se nuk është thënë siç ju po e citoni, as nuk kam qenë kundër Korridorit 8, e vërtetë, kam qenë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe e vërtetë është se pasi përmes rrugës së dhunshme silleshin deputet të votohen ndryshimet Kushtetuese dhe pasi ajo u bë realitet, duke qenë në opozitë, para 4-5 vitesh, kam deklaruar se nuk mund ta mohojmë realitetin. Asnjëherë nuk kam qenë kundër Korridorit 8. Nëse bëhet fjalë për Ndryshimet Kushtetuese mund edhe të flasim për të njejtat, por mund edhe të bisedojmë për tema tjera të cilat ne i kërkojmë që janë pjesë e programit tonë të VMRO-së, program pas të cilit u rreshtuan më shumë se gjysmë million njerëz, votues dhe unë nuk kam ndërmend të lëviz asnjë milimetër.”

Arben Taravari nga ana tjetër në paraqitjen e tij në një medium sot kërkoi edhe një vit shtesë durim për tu realizuar ndryshimet kushtetuese nga Qeveria aktuale edhe pse para formimit të kioalicionit VLEN kishte deklaruar se nëse për 6 muaj nuk ndhin ato ata do ta bratisnin Qeverinë.

Ndaj deklaratave të Taravarit kanë reaguar edhe nga BDI përmes nënkryetarit Arbër Ademit i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

ARBËR ADEMI

“Gënjyen kur nënshkruan Deklaratën e përbashkët si parti politike shqiptare, duke premtuar se nuk hyjnë në qeveri pa ndryshime kushtetuese! Gënjyen kur deklaruan se ndryshimet kushtetuese janë parakusht, jo kusht, për t’u bërë pjesë e qeverisë. Gënjyen kur thanë se menjëherë pas formimit të qeverisë do ta nisin procedurën e ndryshimeve kushtetuese! Gënjyen kur thanë se në qershor, ose më së voni në korrik, do të fillojnë me ndryshimet kushtetuese! Gënjyen kur thanë se po presin zgjedhjet në Bullgari dhe në Europë! Gënjyen kur thanë se kanë vendosur një afat tre mujor për Qeverinë për të rinisur procedurën! Gënjyen kur thanë se brenda 6 muajve kjo çështje do të mbyllet! Gënjejnë edhe sot, kur thonë se brenda këtij viti do ta rikthejnë Maqedoninë e Veriut në binaret e perëndimit!
Askush nuk i pyet për asgjë.”

Ndryshe, ka qenë vet kryeministri Mickoski që në opozitë thoshte se nëse vjen në Qeveri është I gatshëm të paguaj penalet për ndërprerjen e Marrëveshjes me Bechtel dhe Enka dhe nuk do të lejojë ndërtimin e Korridorit 8, megjithatë me të ardhur në Qeveri, qëndrimi i tij ndryshoi. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu