Taravari: As që mendoj të jap dorëheqje, ka pasur kanale komunikimi me Ahmetin

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari sot ka folur lidhur me zërat për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit dhe për raportet brenda koalicionit VLEN.

“Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë të qëndrueshme. Jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të vazhdoj të punoj në datat 1, 2 dhe 5 prill”, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me raportimet në disa media se ai do të drejtojë sektorin e shëndetësisë deri në prill.

“Sot në mëngjes u zgjova me 50 mesazhe që më pyesnin nëse do të jepja dorëheqjen. Unë jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë. Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë të mira dhe të qëndrueshme. Unë vazhdoj të shërbej si ministër i Shëndetësisë në datat 1, 2 dhe 5 prill”, tha Taravari.

Ai, siç theksoi, është i fokusuar në çështje të rëndësishme për pacientët, si dhe për mirëqenien e pacientëve nga Koçani, por edhe në përgjithësi të të gjithë pacientëve në vend.

“Këto tema për mua janë i-relevante dhe të parëndësishme, unë jam i fokusuar në shërimin e pacientëve dhe përmasimin gjendjes së tyre, për koalicione dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar kemi kohë, për dorëheqje as që planifikoj raportet midis parterëve të koalicionit janë shumë të mira. Kështu që vazhdoj të jem ministër i shëndetësisë”, tha Taravari.

Ndërkohë nëse është takuar apo jo me Ali Ahmetin, tha se ka pasur kanale komunikimi por se nuk është takuar. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

Qytetarët kritikojnë rritjen e çmimit të rrymës, shqetësime për faturat e larta

Qytetarët reagojnë me shqetësim ndaj rritjes së çmimit të rrymës. Disa shprehin frikë për faturat e larta dhe vështirësi në ngrohje, të tjerët kritikojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu