Takimi i paralajmëruar i liderëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet ditën e Hënë!

Takimi i paralajmëruar i liderëve të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën në orën 12:00. Kështu njoftuan përmes një komunikate për media nga LSDM-ja, të cilët ironizojnë se kjo do t’ia prishë agjendën kreut të VMRO-së Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Na vjen keq që do të na duhet t’ia prishim agjendën Hristijan Mickoskit, i cili duket, siç konfirmojnë nga DPMNE-ja e tij, punon vetëm dy orë gjatë ditës, nga ora 09-11. Mbledhja e datës 4 dhjetor 2023 do të mbahet të hënën në orën 12.00”, konfirmuan nga LSDM-ja.

Se takimi i kryeministrit me liderët e partive parlamentare për datën e zgjedhjeve, do të mbahet në Kuvend në dhjetor, e paralajmëroi më 23 nëntor vetë lideri i LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovaçevski.

Në takim duhet të bisedohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vitin 2024 dhe do të jetë në nivel liderësh në formatin që ishte në takimin e kaluar të liderëve të partive parlamentare,.

“Zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt edhe ato presidenciale edhe ato parlamentare, ndërsa saktë kur do të mbahen varet nga afatet dhe për këtë unë thash se maji ofron mundësi për mbajtje edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe të atyre parlamentare. Atë e konfirmuan edhe një sërë liderësh tjerë të partive dhe kryetari i Kuvendit, i cili kujdeset për afatet dhe për këtë kur të përfundojë ai takim në përputhje me qëndrimet e të gjitha partive politike, sepse ai vendim miratohet me konsensus të gjerë politik ai vendim do të mund të kumtohet”, tha Kovaçevski.

Ai tha se, nuk ka disponim te të gjitha partitë politike për shfuqizim të qeverisë teknike, duke pasur parasysh afatin e shkurtër deri në zgjedhje.

Ndryshe, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Nëse janë më 24 prill në raundin e parë dhe 8 maj për raundin e dytë, atëherë shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rinumërohen mbi 99% e kutive, Kurti në mesin e katër kandidatëve të VV-së me humbjen më të madhe të votave

Rinumërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 99.18 për qind e vendvotimeve, ndërsa procesi pritet të përmbyllet gjatë mbrëmjes...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që...

Fetai: Jemi shumë më të fortë pa Taravarin, VLEN është me e bashkuar se kurrë

Sa i takon pyetjes se a do bëhet një parti VLEN, Fetai me përgjigje: “VLEN është me e bashkuar se kurrë, rezultati i zgjedhjeve lokale...

25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Bruno Ceka: Koha për barazi reale dhe model të ri politik

Një çerek shekulli pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimi i saj mbetet i pjesshëm dhe i kushtëzuar nga vullneti politik i shumicës,...

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu