Tajvani, Trumpi dhe loja e madhe e pokerit

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: a do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në një ‘marrëveshje’ me Kinën? Varet sa kohë SHBA do të varen nga gjysmëpërçuesit tajvanezë, shkruan Alexander Görlach.

Tajvani po ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së pushtuar nga Rusia. Që nga fillimi i pushtimit më shumë se tre vjet më parë, shumë tajvanezë kanë zhvilluar simpati për luftën e Ukrainës. Edhe pse ka dallime me situatën e tyre, disa paralele nuk mund të përjashtohen. Në të dyja rastet, një shoqëri demokratike është nën presionin e një pushteti diktatorial që dëshiron të zgjerojë ndikimin e tij. Kjo është arsyeja pse tajvanezët mbështesin ukrainasit dhe shpresojnë se ata do të triumfojnë ndaj Moskës.

Kina ka siguruar aleatë

Udhëheqësi kinez Xi Jinping po i ndjek nga afër zhvillimet në luftën e Putinit, ndër të tjera për të nxjerrë mësime për qasjen e tij ndaj Tajvanit. Ajo që është e qartë është se Pekini në vitet e fundit i ka rritur përpjekjet diplomatike për të përhapurpikëpamjet e tij mbi Tajvanin. Në veçanti në Jugun Global, disa shtete kanë adoptuar retorikën kineze. Nëse Xi do të guxonte të niste një sulm një ditë, ai mund të mbështetej në faktin se disa vende janë në anën e Kinës.

Nga qarqe pranë Donald Trumpit është theksuar ndërkohë më shumë se një herë se Presidenti amerikan po mendon të bëjë një “marrëveshje shumë të madhe” me Kinën. Megjithatë, është ende e paqartë se ç’pamje do të ketë ajo dhe çfarë do të përmbajë. Në të njëjtën kohë, Trumpi i rriti sërish tarifat doganore ndëshkuese për importet kineze me dhjetë pikë, duke i çuar ato në 20% gjatë mandatit të tij aktual. Këto masa e rëndojnë ekonominë kineze, por mbetet për t’u parë nëse ato janë pjesë e një loje më të gjerë negociuese. Mbetet e paqartë se ç’pamje do të ketë ky “pazar i madh” me Pekinin, veçanërisht përballë afrimit të njëkohshëm midis SHBA dhe Rusisë, për të cilin vëzhguesit besojnë se synon të ndajë Moskën dhe Pekinin.

Mbrojtja e Tajvanit e garantuar nga gjysmëpërçuesit?

Ka shqetësime në Tajvan se Donald Trumpi mund të zvogëlojë mbështetjen e tij për ishullin nëse e sheh atë politikisht ose ekonomikisht të përshtatshme dhe Xi ia kërkon këtë. Megjithëse Trump kohët e fundit deklaroi se një pushtim kinez i Tajvanit do të ishte “katastrofik”, qëndrimi i tij afatgjatë mbetet i paparashikueshëm. Për sa kohë që furnizimi i SHBA me gjysëmpërçuesit më të avancuar varet nga ishulli, ka të ngjarë të jetë një garanci mbrojtjeje.

Deri tani, mbështetja për Tajvanin ka qenë një konsensus mbipartiak në Kongresin e SHBA, me demokratët dhe republikanët që theksojnë të drejtën e ishullit për të vendosur vetë fatin e tij. Por Trumpi po bën gjithçka që mundet për t’i bashkuar vendimet më të rëndësishme në duart e Presidentit, duke anashkaluar kështu Parlamentin amerikan.

Ndërkohë, Presidenti amerikan është ankuar në adresë të Tajvanit se kombi i vogël ishullor u kishte marrë SHBA perspektivën në prodhimin e gjysmëpërçuesve. Si rezultat, prodhuesi kryesor i çipave të Tajvanit TSMC ka njoftuar tani se do të investojë 100 miliardë dollarë të tjerë në një fabrikë në Arizona, mbi 65 miliardë dollarët e zotuar tashmë. Në të ardhmen, gjysëmpërçues shumë kompleksë dhe të shtrenjtë do të prodhohen gjithashtu drejtpërdrejt në SHBA.

Deri tani, Tajvani i kishte mbajtur objektet e tij të ndjeshme të prodhimit ekskluzivisht në ishull. Kjo “mburojë silikoni” ishte një garanci sigurie që SHBA dhe aleatët e saj do t’i vinin në ndihmë Tajvanit në rast të një sulmi kinez. Nëse jo nga dashuria për Tajvanin, atëherë të paktën për të siguruar qasje në gjysmëpërçuesit shumë të rëndësishëm.

Pa SHBA nuk bëhet

Nëse SHBA-ja tani pushon së qeni një mburojë mbrojtëse, vendet në rajon, të cilat gjithashtu kanë frikë për aleancën e tyre të sigurisë me Amerikën e Trumpit, duhet të gjejnë mënyra të reja për të bashkëpunuar. Në rastin e Tajvanit, tashmë ka lidhje të mira me Filipinet dhe Japoninë. Të dyja vendet po përballen me provokime nga Pekini dhe – në rastin e Japonisë – edhe nga vasalja e saj Koreja e Veriut. Nën administratën e Bidenit, Uashingtoni ka forcuar aleancat më të vogla, të ashtuquajturat “mini-laterale”, në rajon për të ndërtuar një arkitekturë të sigurisë lokale. Por nëse ato do të vazhdojnë të ekzistojnë në rast emergjence pa SHBA, kjo është e diskutueshme./DW

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu