Syrja Rashidi: E mira që po na shet taravari është Një kalë të bardh për ali Ahmetin!

Përplasjet në ASH: Rashidi reagon ndaj lëvizjeve të papritura të Taravarit

Një status i postuar nga Syrija Rashidi, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka nxitur reagime në rrjetet sociale dhe interpretohet si shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë.

Rashidi, përmes një storie në Facebook, ironizoi lëvizjet e papritura të ASH-së, duke i quajtur një “mister” që po prezantohet si diçka që do të sjellë një të mirë të madhe. “Ndërsa e ‘mira’ më e madhe që mund të ndodhë,” shkruan ai, “është që të rikthejë Ali Ahmetin në kalë të bardhë.”

Ky reagim vjen në një kohë kur në opinion po qarkullojnë zëra për një bashkëpunim të mundshëm të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, me BDI-në – partinë që ASH e ka kritikuar ashpër për vite me radhë, së bashku me aktivistët e saj.

Rashidi, i cili ka qenë deputet i ASH-së në mandatin e kaluar, nuk është i vetmi që ka shprehur pakënaqësi për drejtimin e ri që mund të marrë partia. Reagimi i tij shton dyshimet për një ndarje të brendshme mes strukturave dhe krahëve të ndryshëm brenda partisë, veçanërisht mes atyre që e kanë ndërtuar identitetin politik të ASH-së mbi kundërshtimin ndaj BDI-së dhe çdo forme bashkëpunimi me të.

Situata mbetet e tensionuar dhe pritet me interes çdo hap i ardhshëm nga drejtuesit e ASH-së, në një moment vendimtar për pozicionimin e partive shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta nxiste presidentin drejt dhënies së një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet në...

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale se nga 9 deri më 18 shkurt do të zhvillohen deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu