Arrestohet një nga sulmuesit e KFOR-it në Zveçan – Sveçla: “Asnjë kriminel nuk do ta ndjejë lirinë”

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar arrestimin e njërit prej personave të përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan. Në incidentin e rëndë, i ndodhur vitin e kaluar, disa ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar rëndë, ndërsa disa prej tyre pësuan pasoja të përjetshme.

Përmes një statusi publik, ministri Sveçla theksoi vendosmërinë e institucioneve për të sjellë para drejtësisë çdo person që ka cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike.

“Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis, siç presim që edhe drejtësia të veprojë në këtë linjë,” u shpreh ministri.

Ai shtoi se ky arrestim është vetëm një hap në procesin e pandalshëm të kapjes së të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në sulmet kundër paqes dhe rendit.

“Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë,” përfundoi Sveçla.

Operacionet për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje po vazhdojnë me mbështetjen e plotë të institucioneve të drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu