Stoltenberg para deputetëve në Maqedoni: Këtu shijova për herë të parë specat e mbushura!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për herë të parë që kur vendi u bë anëtar i plotë i Aleancës tre vjet më parë, përcjell KlanM.

Ai tha se që nga anëtarësimi në vitin 2020 e deri më sot, në Maqedoninë e Veriut ka më shumë investime të huaja dhe më shumë vende pune.

“Paqja dhe stabiliteti janë një parakusht për prosperitetin ekonomik”, përfundoi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka folur edhe për fëmijërinë e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, duke treguar se ka jetuar për tre vjet në territorin e Ballkanit Perëndimor kur babai i tij punonte në ambasadën norvegjeze në Jugosllavi, përcjell KlanM.

“Këtu shijova akulloren e parë dhe hëngra specat e para të mbushura. Vërtet kam kujtime të këndshme nga fëmijëria ime në ish-Jugosllavi”, kujton Stoltenberg dhe shton se që atëherë është kthyer shumë herë në këtë rajon për të takuar miq.

Në vitin 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbërriti në Maqedoni për hapjen e rrugës Stoltenberg, e cila mban emrin e babait të tij, i cili është qytetar nderi i Shkupit.

“Ishte një njohje e përpjekjeve të tij, por edhe e përpjekjeve të nënës sime për të ndihmuar ata që vuajtën në tërmetin e vitit 1963”, tha Stoltenberg.

Prindërit e tij, siç kujton ai, koordinuan ndihmat e ardhura nga Norvegjia dhe ndihmuan ata që mbetën të pastrehë nga tërmeti. Më pas ndihmuan në shndërrimin e spitalit të tuberkulozit në Kozle në Institutin e sëmundjeve të frymëmarrjes së fëmijëve. Ky spital, tha ai, edhe sot kujdeset për fëmijët dhe kjo është arsyeja pse kjo pjesë e botës është e rëndësishme për të, raporton Makfax.

Ai në fjalën e tij para deputetëve tha se anëtarësimi në NATO është i mirë për Maqedoninë e Veriut, por është i mirë edhe për NATO-n.

“Forcat tuaja të armatosura kontribuojnë në mënyrë aktive për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut dënoi menjëherë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe iu bashkua sanksioneve evropiane. Maqedonia e Veriut është një anëtar i rëndësishëm dhe i besueshëm”, tha Stoltenberg./KlanMacedonia

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit Kostovski i çon “selam” hoxhës së xhamisë së Butelit

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar pas hutbes së mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel 2, ku sipas tij, u...

Skandal në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi e huqje votash në dëm të Arian Tahirit

‘Drama’ e zgjedhjeve në Mitrovicën Jugore po vazhdon akoma. Kjo për shkakun se rezultati mes dy kandidatëve kryesor atje, me Arian Tahirit të Partisë...

60 autobusë nga Kosova nisen drejt sheshit “Skënderbej” , kalimi në Rrugën e Kombit pa pagesë për 24 orë

Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë ditën e premte. Kjo vjen pasi nesër, 17 tetor, ora 17:00 sheshi Skënderbej,...

Osmani: Me një votim më 19 tetor mund të ndryshohet kursi i historisë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, në një intervistë për TV Shenja, duke bërë sërish paralele...

Ali Ahmeti nga Tirana: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të ecin krah për krah drejt Bashkimit Evropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë për pjesëmarrje në protestën gjithëkombëtare “Liria ka emër – Drejtësi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu