SPB njoftoi se ka zbardhur rastin me kërcënimet ndaj Danella Arsovskës

Rasti i kërcënimeve të dyshuara ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është nën hetim nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Më 02.06.2025, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup zhvilluan intervistë zyrtare me S.A. (39) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi paraprak se më 01.06.2025 në Bulevardin “Sllovenija” përmes xhamit të hapur të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin ai po e drejtonte, ka bërë kërcënime ndaj D.A., kryetare e Qytetit të Shkupit. Në intervistë, ai konfirmoi se kishte kaluar me automjetin, por se nuk kishte bërë asnjë kërcënim. Ai gjithashtu deklaroi se ishte përpjekur ta regjistronte atë me telefonin e tij, por nuk kishte arritur”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Arsovska, disa ditë më parë, njoftoi se kishte marrë kërcënime tjera kundër jetës së saj dhe sigurisë së familjes së saj nga personi Qamil Osmanoviç dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ajo njoftoi se do të ngrejë kallëzime penale kundër tyre dhe se do ta paraqesë raportin në institucionet kompetente, përfshirë Ministrinë e Brendshme.

Arsovska tha se askush nuk ka frikë nga kërcënimet, por u bëri thirrje institucioneve të reagojnë urgjentisht, duke theksuar se mosveprimi krijon një ndjenjë të paprekshmërisë para ligjit.

Ndërkohë ajo akuzoi kompaninë “Progress Company” nga Konjare e Epërme, të menaxhuar nga vëllezërit Qazim dhe Qamil Osmanoviç, për shfrytëzim të paligjshëm të shtratit të lumit Vardar në komunën e Aerodromit, pa asnjë leje, licencë dhe raport, gjë që përbën një kërcënim serioz për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministrat e Brendshëm dhe të Mjedisit janë njoftuar gjithashtu për rastin.

“I nderuar Ministër Toshkoski, konsiderojeni këtë edhe si një ankesë kundër personit Qamil Osmanoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilët bënë kërcënime për jetën time dhe jetën e familjes sime para dëshmitarëve, për të cilat do të paraqes zyrtarisht një ankesë tek ju”, tha Arsovska.

Danella e përshkroi situatën në terren si “pylli tropikal i Amazonës, por në Shkup” dhe u bëri thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë për të parandaluar ndotjen dhe për të mbrojtur mjedisin dhe sigurinë e qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu