Spanjë apo Angli? Kush merr bonuse më të mëdha nëse shpallet kampion në Euro 2024

Lojtarët e Spanjës dhe Anglisë do të luajnë për të fituar trofeun e Euro 2024, por edhe për bonuse të majme që do të dhurohen nga federatat respektive.

Fillimisht, lojtarët spanjollë do të fitojnë nga 364,516 secili nëse mposhtin Anglinë në finalen e Euro 2024.

Alvaro Morata dhe Rodri ishin ata që diskutuan me drejtuesit e RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) për bonuset në lidhje me Kampionatin Evropian.

Çdo anëtar i skuadrës prej 26 lojtarësh të Spanjës, plus trajneri De La Fuente, do të marrë bonusin e sipërpërmendur nëse mund të fitojnë ndaj lojtarëve të Gareth Southgate, shumë që shkon në 9.8 milionë euro.

Kjo do të ishte pagesa më e madhe në historinë e Kombëtares së Spanjës. RFEF do të marrë 28.5 milionë euro nga UEFA nëse Spanja fiton turneun. Pra shuma e 40 për qind të asaj që marrin do të shkojnë në bonuse – 11.3 milionë euro. Pjesa e mbetur prej 1.5 milion euro do të ndahet nga 31 veta, ku bëjnë pjesë trajnerët e tjerë dhe stafin përcejllës.

Ndërkohë, yjet e Anglisë do të gëzojnë një pjesë edhe më të madhe të parave nëse arrijnë ngrenë trofeun. SunSport zbuloi ekskluzivisht muajin e kaluar se lojtarët do të marrin një pjesë prej 9.6 milionë funte nëse Tre Luanët fitojnë Kampionatin Evropian.

Edhe FA do të fitojë 28.5 milionë euro në total nëse shpallen kampion, me yjet që pritet të fitojnë një bonus me vlerë rreth 440000 euro secili.

Por Southgate do të marrë një bonus të madh prej 4 .8 milionë euro nëse e udhëheq Anglinë drejt lavdisë evropiane – mbi 10 herë më shumë se sa De La Fuente.

Southgate mund të vendosë të largohet pas finales edhe pse shefat e FA duan që ai të qëndrojë edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu