Spanja njeh pasaportat e Kosovës!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se edhe Spanja i është shtuar listës së vendeve që njeh pasaportat e Kosovës. Sipas tij, tani mund të udhëtohet pa viza edhe drejt këtij shteti.

Bislimi ka thënë se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Kosovës

“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zëvendëskryeministri Bislimi më tutje ka shkruar se do të vazhdohet puna për të sjellë lajmë të mira “e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”.
Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, që vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës.

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka nisur nga 1 janari i këtij viti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Struga ju takon shqiptarëve/Lloga: Fronti Europian fitues, së shpejti emri

Edhe pse zgjedhjet lokale janë në tetor të këtij viti, kalkulimet kanë nisur të bëhen si nga Fronti Europian edhe nga VLEN dhe VMRO....

Zgjedhjet lokale, Sejdiu: Vota nuk ka përkatësi etnike, do të mbështesim partnerët

Zgjedhjet lokale, Sejdiu: Vota nuk ka përkatësi etnike, do të mbështesim partnerët Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi...

Mjekët rrihen mes vete në sallë të operacionit, në Shtip

Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik – Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është...

Lloga numëron pasojat nëse shkarkohet Këshilli Gjyqësor

Me iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Maqedonia e Veriut i del hapur kundër Raportit të Misionit Vlerësues, të dërguar në Maqedoni...

Kambovski: Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është i paraparë vetëm me ligj

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, mëngjesin e sotëm tha se nuk është njoftuar për iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu