Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa për yllin kosovar Edon Zhegrova, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse.
“E njihja më herët Zhegrovën, por më bëri përshtypje shpejtësia e tij. Është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta dhe i ndjeshëm kur e prek topin,” – deklaroi Spalletti për mediat italiane.
Ai shtoi se me kalimin e kohës, Zhegrova do të bëhet edhe më i fortë:
“Do të përmirësohet nga një stërvitje në tjetrën. Jemi të bindur se Zhegrova do të na ofrojë zgjidhje dhe do të ndihmojë me kontributin e tij.”
Ky vlerësim nga një trajner i nivelit të Spallettit është dëshmi e talentit të madh që lojtari kosovar po shfaq në arenën evropiane.
