S’ndalen luftimet në Gaza, OKB-ja e pezullon evakuimin e foshnjave nga veriu

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, tha të enjten se u detyrua që të pezullonte një mision të miratuar paraprakisht për transferimin e dy foshnjave të porsalindura nga Qyteti Gaza, sepse nuk e mori lejen e sigurisë nga Izraeli, përderisa operacionet ushtarake vazhdojnë pavarësisht marrëveshjes së re të armëpushimit.

Këto foshnja janë pjesë e një grupi prej 18 të porsalindurve në spitalet në veri të Gazës, të cilët agjencitë e OKB-së janë përpjekur t’i evakuojnë në kohën e një sulmi të vazhdueshëm izraelit ndaj zonës më të madhe urbane të enklavës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dy të porsalindurit, të dy më të vegjël se njëmuajsh, u lanë në inkubatorë në spitalin “Al Helo”, sepse nuk mund të transferoheshin në mënyrë të sigurt bashkë me prindërit e tyre, të cilët ikën nga pjesa veriore e Gazës bashkë me qindra mijëra të tjerë, tha UNICEF-i.

“Ne i vendosëm në pjesën e pasme të veturës dhe i dërguam në zyrën tonë dhe po e prisnim lejen për t’u larguar nga ai vend. Fatkeqësisht nuk e morëm lejen [e sigurisë]” – tha Hamish Young, koordinator i lartë i emergjencave në UNICEF, duke i dërguar një mesazh agjencisë “Reuters” nga Qyteti Gaza, përderisa në sfond dëgjoheshin të shtënat e mitralozave.

COGAT, agjencia e ushtrisë izraelite që e mbikëqyrë rrjedhjen e ndihmave në Gaza, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Në të kaluarën ky organ i ka vënë në pikëpyetje akuzat se nuk i lejon transferet mjekësore.

Zyrtari i UNICEF-it tha se foshnjat u kthyen në inkubatorë në spitalin “Al Helo” të Qytetit Gaza, i cili u bombardua muajin e kaluar, dhe se aktivitetet e vazhdueshme ushtarake po parandalonin ndonjë përpjekje tjetër për t’i zhvendosur ato.

“Ka dronë që ende po fluturojnë përreth dhe ka ca zjarr të mitralozave të rëndë. Ne ende jemi të vendosur që t’i dërgojmë këto foshnja te prindërit e tyre në jug” – shtoi ai.

Sipas një zyrtari izraelit, armëpushimi do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve pas një takimi të kabinetit qeveritar të enjten vonë si pjesë e fazës së parë të planit të ShBA-së për t’i dhënë fund luftës shkatërruese dyvjeçare mes Izraelit e Hamasit.

Dy foshnjat janë të shëndosha dhe mund të qëndrojnë me prindërit porsa të ribashkohen me ta në Deir al-Balah, tha UNICEF-i. Sidoqoftë, agjencitë e OKB-së thonë se të paktën një foshnjë që po priste për transferim ka vdekur dhe të tjera po i ndajnë maskat e oksigjenit në spitale të stërngarkuara në jug./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu