Skender Jusufi: Mbështetje konkrete për bizneset lokale dhe bujqësinë në Haraçinë

Kandidati për Komunën e Haraçinës, Skender Jusufi, zhvilloi sot një vizitë në disa biznese lokale së bashku me shefin e shtabit elektoral, Driton Nebiu, dhe kandidatët për këshilltarë në Këshillin Komunal të Haraçinës.

Ndalesa përfshiu edhe vizitën te prodhuesi i njohur lokal “Biser Vezë”, ku u diskutua gjerësisht për sfidat dhe nevojat me të cilat përballen bizneset e vogla në këtë komunë.

“Gjatë këtyre takimeve, u theksua rëndësia e mbështetjes institucionale për bizneset lokale si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm,” deklaroi Jusufi.

Ai u shpreh i vendosur për të siguruar mbështetje konkrete për bizneset nëpërmjet fondeve dhe politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Në programin tim për mandatin e ardhshëm është paraparë qartë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, përmes financimit të bizneseve të reja dhe inovative që sjellin zhvillim në ekonomi dhe krijojnë mundësi punësimi për qytetarët,” shtoi ai.

Po ashtu, Jusufi vuri në dukje rëndësinë që zë bujqësia në Haraçinë dhe premtoi mbështetje të shtuar për këtë sektor jetik.

“Bujqësia mbetet një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë sonë lokale, dhe do të ketë përkrahje të veçantë nëpërmjet subvencioneve, pajisjeve moderne dhe përmirësimit të infrastrukturës bujqësore,” përfundoi ai.

Ky angazhim është pjesë e vizionit të Skender Jusufit për një Haraçinë më të zhvilluar, më të vetëqëndrueshme dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Qyra: Me tre drejtorë po kërkoni vota nëpër Strugë! Dalipi: Edhe ju asfaltoni rrugë, blini vota do të thotë?

Në Hajde Flasim në TV21, kadidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra i tha kundërkandidatit të tij, Arsim Dalipit, se drejtorët të...

Mbërrijnë në Prishtinë mijëra dronë kamikaz luftarakë “Skydagger” nga Turqia

Një kontingjent i madh me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” ka mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke shënuar një hap...

Bajram Rexhepi prezanton programin për Tetovën në platformën digjitale

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar zyrtarisht programin e tij për periudhën 2025–2029, i cili tashmë është i disponueshëm...

Mickoski nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të mendohet për...

Arsim Dalipi: Gruaja është forca që mban Strugën – Bashkë për një të ardhme me më shumë barazi dhe kujdes

Kandidati për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka ndarë emocionet dhe mesazhet nga një takim i veçantë me gratë e Forumit në Strugë, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu