Skandali seksual me priftin nga Elbasani/ “Jam personi në video me të” Kika përballet live me At Nikolla Xhufkën!

At Nikolla Xhufka dhe personazhi i njohur si Kika janë përballur live në një emision pasi në rrjet ka qarkulluar një video me biseda private me dy palëve, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.
Bëhet fjalë për personazhin e njohur si Kika, i cili në një lidhje live në emisionin People, për Euroneës Albania është shprehur se At Nikolla Xhufka gënjen kur thotë se ka rënë pre e një montazhi.

“At Nikolla Xhufka është duke gënjyer dhe veshja e një prifti nuk e lejon të gënjejë. At Nikolla Xhufka e di mirë psë ka ftuar Kikën në takim, e di mirë pse ka fol me Kikën dhe e di mirë pse është drejtuar te Kika. At Nikolla në këtë moment nuk ka pse të përziej fenë ortodokse dhe as klerikët ortodoksë, të cilët vijnë e flas po ashtu. Për më tepër në emisionin e të premtes do dali që ka pasur një muhabet me Kikën dhe jo me presidentin Pacolli. At Nikolla Xhufka ka shpreh interes për të pasur lidhje me Kikën. E konfirmoj që kam qenë në atë intervistë, e kam bërë me qëllim, sepse At Nikolla ka deklaruar që është kundra. Imagjinoni që i veshur nën petkun e Kishës ortodokse shkon e ngacmon persona publik, për më tepër ata që shkon e jep intervista.”

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të parë me At Nikolla Xhufkën, producenti tha se e ka njohur në një aplikacion për personat homoseksual, ku edhe kanë shkëmbyer numrat.

Më tej, Kika është shprehur “Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Whats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat.”

At Nikolla Xhufka: Po je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla dhe i ke mashtruar e u ke marrë lekët. Po kush të beson ty, tio je një antishqiptar. Pu pu çfarë surrati.

Kika: Faleminderit shumë juve për hapësirën, por mos përdorni persona të tjerë në këtë mes.

At Nikolla Xhufka: Ke ardhur tek Kisha si përfaqësues i Behxhet Pacollit, kam kamerat me zë dhe me figurë, që do bëje investimin tek Kisha. Ato do shkojnë në Prokurori, unë nuk jam si ty që merresh me montazhe, që hyn nëpër burgje për mashtrime me femra.

Kika: At Nikolla as nuk e merr guximin që ti drejtohet Prokurorisë sepse e di që del i fundosur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu