Skandal në Shtërpcë: Policë të Njësitit Special nga Maqedonia e Veriut bëjnë shenjën serbe dhe shkruajnë “Kosova është zemra e Serbisë”

Katër pjesëtarë të Njësitit për Intervenime të Shpejta pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me iniciale I.S., I.S., A.K. dhe R.K., janë përfshirë në një skandal gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.
Këta zyrtarë policorë, gjatë një vizite në një restorant në Shtërpcë – komunë e banuar kryesisht me serbë, kanë bërë shenjen me tre gishta, simbol i njohur si shenjë nacionaliste serbe, dhe kanë shkruar mbishkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”.
Ky veprim i tyre, i publikuar në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të ashpra, pasi pjesëtarët e policisë janë të obliguar të jenë shembull i sjelljes dhe profesionalizmit, jo nxitës të gjuhës së urrejtjes apo përçarjeve etnike.
Deri më tani nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm i MPB-së ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj tyre.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pas rasteve të tjera ku policë shqiptarë janë ndëshkuar për arsye shumë më të vogla: një u pezullua pasi në Gjermabi ishte fotografuar me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, ndërsa një tjetër u pezullua për shenjën e shqiponjës që e kishte bërë me duar.
Ky standard i dyfishtë ka hapur debat publik mbi trajtimin e pabarabartë të pjesëtarëve të komuniteteve etnike në institucione, si dhe mbi mungesën e reagimit të drejtë institucional ndaj provokimeve që ofendojnë ndjenjat e shumicës shqiptare në rajon.nje titull

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu