Skandal në PE: Mickoski i dinte amendamentet para eurodeputetëve – Bullgarët kërkojnë hetim për rrjedhje sekrete

Dy eurodeputetë bullgarë, Stanislav Stojanov nga “Prerodba” dhe Ivajlo Valchev nga “ITN”, kanë ngritur alarmin për një skandal të mundshëm të rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale në Parlamentin Evropian.

Në një letër zyrtare drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme (AFET), ata shprehin shqetësimin e tyre për parregullsi serioze që, sipas tyre, kanë shoqëruar procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pasur qasje në elementë të caktuar të Draft-Raportit të Progresit dhe në amendamentet e kompromisit, përpara se ato t’i viheshin në dispozicion vetë eurodeputetëve. “Gjatë takimit të parë të raportuesve në hije, u bë e qartë se përfaqësuesit maqedonas ishin të informuar për detaje që nuk ishin publike”, thuhet në letër.

Ata theksojnë një rast konkret ku një nga raportuesit në hije dërgoi një email teknik dhe konfidencial për të sqaruar një çështje – një mesazh që brenda 24 orëve u reflektua në deklaratat publike të Mickoskit. Kjo, sipas tyre, është dëshmi e qartë për një rrjedhje të brendshme të informacionit ose një cenim të sigurisë IT në institucionet e BE-së.

Eurodeputetët bullgarë kërkojnë hetim urgjent mbi këtë çështje dhe shprehin shqetësim të madh për ndikimin që mund të ketë kjo situatë në besueshmërinë dhe integritetin e procesit të zgjerimit të BE-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu