Skandal në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve – S’ka plan për inspektime që nga marsi, inspektorët punojnë me veturat personale!

Të punësuarit në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me funksionimin e këtij institucioni. Sipas deklarimeve të një inspektori, që nga muaji mars nuk ekziston asnjë plan për realizimin e inspektimeve në terren, çka përbën një paralizim praktik të punës së institucionit.

“Prej katër vitesh, inspektimet i kemi realizuar me veturat tona personale, sepse institucioni posedon vetëm një veturë zyrtare, të cilën e shfrytëzon ekskluzivisht drejtori,” ka theksuar një nga inspektorët.

Kjo situatë jo vetëm që e vështirëson ushtrimin e detyrës nga ana e inspektorëve, por edhe tregon për një menaxhim të dobët institucional, duke lënë pas dore një mision të rëndësishëm siç është zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Shumë qytetarë dhe institucione presin nga ky inspektorat të garantojë barazi gjuhësore dhe respektim të ligjit, por aktualisht duket se mungesa e resurseve dhe vullnetit po e kthen këtë institucion në një strukturë jofunksionale.

Kërkohet urgjentisht ndërhyrje nga organet përkatëse dhe përgjegjësi nga udhëheqësia për të garantuar funksionimin normal të inspektoratit dhe për të ndalur abuzimet me resurset shtetërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu