Skandal diplomatik: Kurti jep intervistë për një agjenci të lajmeve që s’e njeh Kosovën

Pjesa e artikullit ku Republika e Kosovës referohet si “pjesërisht e njohur” është përkthyer në gjuhën shqipe. Gjuha origjinale është ajo ukrainase.

Kryeministri Kurti në agjencinë e lajmeve që i referohet Kosovës si “pjesërisht e njohur” ka thënë se shteti ynë dëshiron që Ukraina të korrë sukses në luftën kundër Rusisë, raporton Insajderi.

“Ne ndjekim ngjarjet në Ukrainë dhe jemi të indinjuar nga agresioni ushtarak i paligjshëm, i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër një shteti fqinj. Ne duam që Ukraina të fitojë. Kjo fitore, nga këndvështrimi im, nënkupton çlirimin e të gjithë territorit të vendit nga trupat ruse, paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, respektim të sovranitetit shtetëror dhe të drejtave të njeriut”, ka deklaruar Kurti.

“Ukraina është vend demokratik dhe lufta e Ukrainës është luftë për demokraci, me të cilën ne identifikohemi. Kur filloi lufta në shkallë të gjerë në Ukrainë, të gjitha kujtimet nga e kaluara u na u kthyen. Edhe për ne ishte e vështirë, sepse populli i Kosovës në agresionin ndaj Ukrainës e pa gjithë tmerrin që përjetoi në vitet 1998-1999 gjatë luftës në vendin e tyre”, deklaroi ndër të tjera shefi i Qeverisë.

Kurti edhe u pyet edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina, si dhe për një interpretim, se mosnjohja ndodhi si shkak i aneksimit të Krimesë.

“Para disa vitesh një gazetar më pyeti: “Nëse pavarësia e Kosovës është shpallur në mënyrë të njëanshme dhe po interpretohej si realizim i së drejtës për vetëvendosje, po për vetëvendosjen e Krimesë, sepse atje kishte referendum?”. Unë u përgjigja se vetëvendosja është demokratike dhe në referendumin e Krimesë pashë ushtarë rusë që mbanin kuti votimi. Është e pamundur të pretendohet se kjo është shprehje demokratike e vullnetit apo garantim i së drejtës për vetëvendosje. Gazetari nuk kishte më pyetje.

Në përgjithësi, flasim për raste të kundërta, sepse Krimenë e ka pushtuar një shtet i huaj – Federata Ruse, ndërsa Kosova është çliruar. Në territorin e saj jetojnë 92% e shqiptarëve që donin të çliroheshin nga Serbia. Këtë lëvizje këtu e mbështetën edhe pakicat kombëtare. Përveç kësaj, shumë serbë, të cilët përbëjnë 4% të popullsisë së Kosovës, gjithashtu dëshirojnë të jetojnë këtu dhe të mos jenë nën direktivat e Beogradit”, tha ndër të tjera shefi i Qeverisë.

Ai ka thënë edhe se se në mesin e politikës ukrainase ekzistojnë krahasime të gabuara mes situatës në Donbas, Krime dhe Kosovë. “Për mendimin tim, nëse ka paralele, atëherë duhet të jetë vetëm në mes të forcave pro-ruse dhe strukturave ilegale të Rusisë në Krime dhe Donbas dhe strukturave serbe që i kemi në Kosovë, veçanërisht në veri”. /Insajderi.org

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqipëria i bashkohet BE në 2029”, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder:Vendi ka bërë progres

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit në vitin 2029 ka marrë konfirmim edhe nga raportuesi i vendit tonë në Parlamentin Europian...

Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe...

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu