S’ka të ndalur, e qara e Edit nga mërzia për Dolcen i dërgon mesazh nga shtëpia

Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka sjellë një stuhi emocionesh, veçanërisht për Edin, banorin që kishte krijuar raportin më të afërt me të.

Ndërsa banorët brenda shtëpisë janë plotësisht të bindur se Dolce është larguar për arsye urgjente familjare, publiku jashtë e di tashmë të vërtetën: bukuroshja është nisur drejt Italisë për një aventurë njëjavore në “Grande Fratello”, versionin italian të formatit.

Kjo e vërtetë e fshehur ua ka vështirësuar ditën banorëve, por më së shumti Edit. Konkurrenti, i njohur nga sezoni i kaluar për lojën e fortë dhe shpesh agresive, këtë herë është shfaqur krejt ndryshe: i ndjeshëm, i lënduar dhe emocionalisht i rrënuar.

Në mëngjesin e së shtunës, kamerat e shtëpisë e kanë kapur Edin të përlotur në zonën e lavanderisë. Në një moment dobësie, ai ka marrë një laps – që dyshohet të jetë laps grimi – dhe ka shkruar një mesazh në letër për Dolcen: “Më mungon shumë. Pritëm jashtë”.

Ky dedikim i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, është bërë menjëherë viral në rrjete sociale. Por, reagimet e publikut kanë qenë të përziera dhe kryesisht ironizuese. Ndërsa një pjesë e vogël e ndjekësve e shohin këtë si një kthesë të madhe të Edit drejt një karakteri më të butë, shumica nuk janë bindur aspak.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu