Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

“Sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud,” ka deklaruar Osmani.

Ajo ka falënderuar Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin, duke theksuar se njohja e ndërsjellë është një akt historik që simbolizon sakrificën dhe lirinë e dy popujve.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për lirinë. Kjo njohje nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe e sakrificës së brezave për të jetuar të lirë,” ka shtuar Presidentja Osmani.

Falënderime të veçanta ajo i ka drejtuar edhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite për rolin ndërmjetësues në këtë proces.

Me këtë zhvillim, numri i shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës arrin në 120.
“Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë,” ka përfunduar Osmani.

🇽🇰🇸🇾🇸🇦

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu