Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump autorizoi CIA-n të kryente “aksione të fshehta” në territorin venezuelian. Qëllimi ishte i qartë: Të ndiqeshin lëvizjet e liderit, të studioheshin bazat e tij të mbështetjes dhe rrjeti i sigurisë që e mbronte.

Agjentët amerikanë vepruan në heshtje, duke kombinuar metodat klasike të infiltrimit me teknologjinë më të avancuar, përfshirë përdorimin e dronëve. Paralelisht, sipas burimeve amerikane, shërbimet sekrete të SHBA-ve kërkuan edhe mbështetje brenda aparatit ushtarak venezuelian, pasi konsiderohet e vështirë që një operacion i tillë të realizohej pa ndihmë të brendshme, në një shtet të mbushur me kontrolle ekstreme sigurie.

Në të njëjtën kohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillonte negociata të fshehta me figura të regjimit të Karakasit. Vetë Rubio konfirmoi se i kishte ofruar “më shumë se një herë” Maduro-s një “rrugëdalje”, por pa dhënë detaje se çfarë nënkuptonte kjo ofertë. Një nga pikat e paqarta mbetet nëse SHBA-të ishin gati t’i garantonin atij një largim pa gjyq nga Shtetet e Bashkuara.

Pasi negociatat dështuan, ekipi politik i administratës Trump, i përbërë nga Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Stephen Miller – në bashkëpunim me gjeneralët amerikanë të drejtuar nga shefi i shtabit Dan Caine, planifikoi ndërhyrjen ushtarake. Trump e miratoi planin katër ditë pas Krishtlindjeve, por për shkak të motit të keq u vendos të pritej momenti i duhur.

Ora e operacionit u aktivizua në orën 22:46 të së premtes, 2 janar, sipas orës së Uashingtonit. Në aksion u përfshinë forca të marinës, aviacionit dhe veçanërisht njësitë speciale kundër terrorizmit, Delta Force. Më shumë se 150 avionë luftarakë u ngritën nga rreth 20 baza, si nga toka ashtu edhe nga aeroplanmbajtëset. Në operacion u përdorën avionë F-35, bombardues B-1, dronë dhe helikopterë luftarakë.

Gjatë natës, avionët bombarduan disa objektiva strategjikë në Karakas dhe rrethinat e tij, përfshirë portin La Guaira, aeroportin Higuerote dhe bazën ushtarake La Carlota. Objektivi kryesor ishte kompleksi ushtarak Fuerte Tiuna, ku Maduro ndodhej me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Pasi u neutralizua mbrojtja ajrore, helikopterët Apache transportuan njësitë Delta Force drejt kompleksit. Në orën 02:01 të mëngjesit, sipas orës lokale të Karakasit, forcat speciale hynë në perimetër, ndërprenë energjinë elektrike dhe depërtuan në ndërtesë. Sipas Trump, përplasjet ishin të ashpra, por deri tani nuk ka informacion të qartë për viktima nga pala venezueliane.

Maduro dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në katin përdhes. Brenda 46 sekondash, forcat speciale hynë në dhomën e gjumit. Maduro tentoi të largohej drejt një dhome të blinduar, por u ndal pas disa hapash. Ai u arrestua dhe iu vendosën prangat. Agjentë të FBI-së i komunikuan atij urdhrin e arrestit të lëshuar nga gjykatat e Nju Jorkut. Sipas Rubio-s, ky nuk ishte “një akt lufte”, por zbatim i një vendimi gjyqësor amerikan.

Faza më delikate ishte largimi nga territori venezuelian. Maduro dhe bashkëshortja u transportuan me helikopter drejt një aeroplanmbajtëseje amerikane që ndodhej në ujërat pranë bregdetit. Në orën 04:29, helikopterët u ulën në kuvertën e anijes luftarake amerikane “Iwo Jima”.

Pas përfundimit të operacionit, Donald Trump publikoi një foto të Maduro-s të prangosur, i veshur me tuta gri dhe me syze të mëdha dielli, duke e krahasuar simbolikisht me një figurë të mundur historike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

Muftinia Kumanovë: 20 vjet pa Hoxhë Jakup Asipi

HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu