Shtyhet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, shkak tragjedia në Koçan

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian që ishte planifikuar të mbahet në Maqedoni të Veriut është dhtyrë për një datë të pacaktuar.

Kështu ka njoftuar për Periskopin, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

”Për shkak të incidentit tragjik të zjarrit në klubin e natës që u mori jetën 59 personave dje në Koçan, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar shtyrjen e Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor , që do të mbahet në Shkup këtë javë”, thuhet në njoftim.

Takimi ishte paraparë të mbahet më 19 dhe 20 Mars në Shkup.

Çka ndodhi në Maqedoni të Veriut?

Zjarri në diskotekën e Koçanit mori pas vete jetën e 59 të rinjve ndërsa la të plagosur mbi 150 të tjerë. Për nga numri i viktimave renditet si tragjedia e tretë në historinë më të re të Maqedonisë së Veriut.

Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit.

Arsyet e zjarrit janë përdorimi i mjeteve piroteknike të cilat u përdorën gjatë koncertit të grupit “DNK”, ku më pas ata kapluan tavanin dhe u shpërndanë në mënyrë të pakontrolluar.

Viktimat dhe të plagosurit janë të rinj nga mosha 16-24 vjeç, i vdekur mbeti edhe një polic, një futbollist i klubit të futbollit Shkupi, anëtarët e grupit “DNK” dhe të tjerë.

Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e rrëmujës (stampedos) së krijuar nga paniku pas shpërthimit të zjarrit në diskotekë.

Të rinjtë që shpëtuan të cilët kanë lëndime më të rënda dhe që në numër janë rreth 140 po trajtohen nëpër institucionet shëndetësore në vend, kurse pacientët në gjendje më kritike po trajtohen në vende të rajonit dhe Evropës.

Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut në zi për tragjedinë në Koçan ku vdiqën 59 të rinj dhe 155 të tjerë u plagosën.

Prokuroria Publike ka formuar ekip të prokurorëve të cilët po kryejnë hetime për rastin. Sipas këtij institucioni, janë duke u zhvilluar procedura hetimore për 11 persona.

Prokuroria ka dorëzuar propozim për paraburgim të shkurtër tashmë për 8 persona, ndërsa 3 të tjerët ende janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në pyetje është marrë edhe ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Kryeprokurori Lupço Kocevski ka bërë të ditur se objekti ka pasur lëshime të mëdha dhe se “bëhet fjalë për rrëzim të sistemit”, duke shtuar se objekti nuk kishte asgjë që parashikonte ligji – nuk kishte hidrantë, nuk kishte derë rezervë për evakuim (d.m.th., ishte i mbyllur me dry dhe pa dorezë në brendësi), në mënyrë të paligjshme janë lëshuar mjete piroteknike – dhe shumë krime të tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski bëri të ditur se për këtë tragjedi dyshohen rreth 20 persona dhe se 15 ndodheshin në stacion policor.

Diskoteka, siç ka bërë të ditur Toshkovski ka punuar pa licencë legale. Ai tha se dyshohen edhe zyrtarë shtetërorë nga institucione të ndryshme si: një ish-sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, një ish-udhëheqës i një sektori brenda Ministrisë së Ekonomisë, një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre të tjerë brenda drejtorisë.

Autoritetet kanë premtuar hetim dhe zbardhje të plotë të rastit.

Për këtë tragjedi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie në të gjithë vendin.

Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut në tre ditët e ardhshme të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet hotelierike.

Krerët shtetërorë dhe liderët politikë kanë kërkuar hetim dhe zbardhje të plotë të rastit sa më shpejtë.

Në ndihmë të fatkeqësisë dhe familjeve kanë dalë ekipet e Kryqit të Kuq, institucionet të ndryshme, vendet fqinje, BE-ja si dhe bamirës të ndryshëm.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë, Kryqi i Kuq ka publikuar llogaritë për donacione për të dëmtuarit nga zjarri

Ndonëse rast i ndjeshëm, edhe në këtë rast pati akuza politike midis partive të opozitës dhe pushtetit.

Nëpër qytete të ndryshme janë organizuar tubime të ndryshme dhe vendosje të luleve në nder të viktimave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Labinot Rexha hyn në BBVK me “Dua” dhe “Bismila”, sikur po niste një mision hyjnor!

Labinot Rexha ka zgjedhur një mënyrë tejet të pazakontë për të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. Para se të shkelte...

Pas protestave të tij “historike”, Labinot Rexha ja doli më në fund: ëndrra u bë realitet! Labinot Rexha është banori më i ri i...

Me sa duket, pankartat, live-t e pafundme dhe betimi solemn se “pa mua nuk ka Big Brother” paskan funksionuar. Protesta e tij, që nisi...

Menduh Thaçi: Albin Kurti bën performancë në Maqedoni, për të fituar vota në Kosovë

Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi në Click Plus, ka folur për udhëheqësin e VLEN-it. Thaçi tha se nuk është Albin Kurti, pasi sipas tij, kryeministri...

Mes lotësh, Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen...

Leonora shpërthen në lot gjatë diskutimit për fëmijët: Historia ime është shumë e rëndë

Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu