“Shtyhet seanca për Rasti Alfa”, gjyqtari nuk merr pjesë në seancë!

Familjari i të dënuarit Agim Islami, njëkohësisht edhe ish i akuzuar, Ramiz Duati sot tha se është i zhgënjyer nga anulimi i seancës së sotme për rastin “Alfa” në Gjykatën Supreme.

Dauti thotë se super ekspertiza është dorëzuar para 21 muajve, ndërsa ende zvarritet nëpër gjykata.

“Duke pasur parasysh që ne kemi dorëzuar një ekspertizë, një super-ekspertizë tash e 21 muaj, ku Gjykata e Apelit na e vonoi 16 muaj, Gjykata Supreme tash e 5 muaj e vonoi të njëjtën, e zvarriti lëndën për Almirin, kështu që nuk di unë, nuk kam koment. Ditën e sotme e kam pritur si ditë të madhe, por në fakt doli një ditë e vogël si 15 vjet me radhë”, theksoi Dauti.

Seanca u shty me arsyetimin se trupi gjykues nuk ishte i plotë, respektivisht mungoi gjykatësja Anita Boshkovska dhe prokurori Boban Lazarevski.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin e fundit në “Click Plus” në TV21 tha se pa marrë parasysh vendimin e Supremes, hapet rruga për rigjykimin e rastit, me çka Lloga tha se përmes ekspertizës do të dëshmohet pafajësia e Agim Islamit.

“Duhet të vendoset po ose jo, me vendimin që ka marë jo për reagimin por për personin tjetër që kemi folur. Pas kësaj, çfarëdo vendimi që sillet, pozitiv apo negativ, hapet rruga për rigjykim. Në momentin që hapet rruga për rigjykim, është ajo që ne e presim”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu