Shtrenjtimi i rrymës rrit çmimet nëpër furra, shtrenjtohet bureku dhe produkte tjera

Disa furra në Maqedoninë e Veriut kanë rritur tashmë çmimet e produkteve të bardha të bukës dhe të burekut, ndërsa të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim, si pasojë e rritjes së kostove të energjisë elektrike, thanë qytetarë dhe përfaqësues të sektorit të biznesit.

Sipas konsumatorëve, në disa furra çmimet janë rritur deri në 10 denarë për produkt, ndërsa nuk përjashtohet që shtrenjtimi të përfshijë edhe produkte të tjera nga mielli. Kjo ndodh vetëm disa muaj pasi çmimet e produkteve të furrës u rritën për herë të fundit, duke shtuar presionin mbi buxhetet familjare.

Prodhuesit thonë se energjia elektrike përbën një nga kostot kryesore të prodhimit dhe se rritja e saj, e kombinuar me shtrenjtimin e fuqisë punëtore, i detyron ata të korrigjojnë çmimet për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve.

Nga sektori i biznesit u bëhet apel furrave të vogla dhe zejtarëve që të furnizohen me energji elektrike më të lirë përmes tregut të lirë, në vend që rritja e kostove të përkthehet drejtpërdrejt në çmime më të larta për konsumatorët.

“Është e vërtetë që rritja e çmimit të energjisë ndikon në shpenzimet e kompanive, por ato duhet të optimizojnë kostot dhe të blejnë energji më të lirë nga tregtarë të regjistruar”, tha për mediat Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë. Sipas tij, më të rrezikuarit janë furrat e vogla dhe zejtarët që veprojnë si pjesë e amvisërive dhe paguajnë tarifa më të larta për energjinë elektrike.

Boshkov theksoi se furrat duhet të rishikojnë kalkulimet e kostove dhe të kompensojnë shtrenjtimin e energjisë me uljen e çmimeve të lëndëve të para dhe të karburanteve, duke paralajmëruar se rritja e çmimeve mund të ulë kërkesën.

“Nëse çmimet rriten, një pjesë e qytetarëve do të heqin dorë nga bureku dhe produktet e bardha, duke u orientuar drejt marketeve ose ushqimit të përgatitur në shtëpi”, tha ai.

Aktualisht, një çerek burek me jogurt shitet deri në 120 denarë, simit-pogaçat kushtojnë 40 deri në 50 denarë, ndërsa gjevreku shitet mbi 30 denarë. Produkte të bardha nën këtë çmim pothuajse nuk gjenden më në furra.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu