Shtëpia e Bardhë përjashton Rusinë dhe Korenë e Veriut nga tarifat “Trump”

Rusia dhe Koreja e Veriut janë të vetmet kombe që nuk përballen me tarifat e SHBA-së. Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të mos përfshirë Rusinë në listën e saj të gjerë të vendeve që do të përballen me tarifa të reja, duke filluar nga sot.

Ndërsa zbuloi tarifat e tij të mërkurën, Trump përshëndeti “bashkëpunimin e mirë” midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa nënvizoi dëshirën e tij për të ndaluar luftën. Sanksionet e SHBA-së ndaj Moskës tashmë “përjashtojnë çdo tregti kuptimplotë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për Axios, të mërkurën.

Kjo vjen ndërsa negociatori kryesor i Vladimir Putinit, Kirill Dmitriev, zhvilloi takime në Uashington. I dërguari i Putinit për investimet dhe një nga anëtarët e elitës ruse, z. Dmitriev, që u takua dje me zyrtarë amerikanë në Uashington, është zyrtari më i lartë rus që ka vizituar SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

Donald Trump e kishte kërcënuar më herët Moskën me tarifa për naftën e papërpunuar, duke shtuar se ai ishte i “paqetësuar” me Vladimir Putin lidhur me komentet e tij të fundit për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, Ukraina e goditur nga lufta po përballet me tarifa prej 10 për qind nga administrata amerikane.Një ekip nga Ukraina mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara këtë javë ose javën e ardhshme, tha dje sekretari amerikan i thesarit Scott Bessent për televizionin Bloomberg.

“Ne kemi kaluar së bashku një dokument të kompletuar për partneritetin ekonomik (që) aktualisht po shqyrtohet nga ukrainasit dhe shpresojmë të shkojmë në diskutime të plota dhe ndoshta edhe të marrim nënshkrime javën e ardhshme”, tha Bessent.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqipëria i bashkohet BE në 2029”, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder:Vendi ka bërë progres

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit në vitin 2029 ka marrë konfirmim edhe nga raportuesi i vendit tonë në Parlamentin Europian...

Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe...

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu