Ziadin Sela: Thirrjet “vdekje shqiptarëve” janë pasojë e deshqiptarizimit të sponsorizuar nga vetë shqiptarët në pushtet

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar me tone të forta pas thirrjeve skandaloze kundër shqiptarëve të dëgjuara në Kumanovë, gjatë një ndeshjeje basketbolli. Për Selën, këto nuk janë episode të izoluara, por kulmi i një politike të gjatë urrejtjeje, diskriminimi dhe përpjekjesh për “deshqiptarizimin” e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk filluan mbrëmë, por mbrëmë kulmuan. Thirrjet ‘dhomat e gazit’ dhe ‘vdekje shqiptarëve’ janë vazhdimësi e fushatës së ‘Makedonija povtorno tvoja’ dhe e përpjekjeve për të fshirë gjithçka shqiptare nga shteti,” u shpreh Sela.

Ai nuk kurseu kritikat për ata që, sipas tij, janë shqiptarë vetëm me pasaportë, por jo me dinjitet. “Këto janë pasojë e shqiptarëve ‘të ndershëm’ që u zgjodhën dhe u akomoduan në pushtet vitin e kaluar, dhe sot relativizojnë gjithçka me deklarata boshe në Facebook.”

Sela bëri thirrje për reflektim dhe mobilizim serioz politik e qytetar. “S’kemi më luksin të reagojmë vetëm me fjalë. Është koha të punojmë, të flasim me njëri-tjetrin, të organizohemi dhe në fund të këtij viti t’i japim fund këtij turpi institucional.”

Ai përfundoi me një mesazh të qartë për ata që heshtin përballë urrejtjes:
“Turpi le t’u mbetet atyre që dëgjojnë në heshtje. Lavdia qoftë mbi ju që nuk do rrini duarkryq, por do i bashkoheni rezistencës për rikthimin e dinjitetit shqiptar.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu