Shqetësimi për Grenlandën/ Përfaqësuesit e NATO-s po planifikojnë një ofertë për Trump

NATO po planifikon t’i propozojë Presidentit të SHBA Donald Trump një zgjerim të konsiderueshëm të pranisë ushtarake aleate në Arktik. Siç mësoi Agjencia Gjermane e Shtypit nga qarqet e aleancës, ka shpresë se kjo do të zbusë diskutimin për lidhjen e Grenlandës me Danimarkën. Sfondi është se Trump e bazon interesin e tij për ishullin më të madh në botë, kryesisht në shqetësimet e sigurisë.

NATO thotë se interesat e sigurisë së SHBA-së mund të kënaqen gjithashtu nga një prani, dukshëm më e fortë e NATO-s në rajon. Sidomos pasi amerikanët, sigurisht mund të merrnin pjesë në praninë e shtuar. Në parim, Trump është me të drejtë i shqetësuar për Grenlandën në funksion të aktiviteteve ruse dhe kineze në Arktik.

Grenlanda është strategjikisht interesante për shkak të pasurisë së saj të lëndëve të para, dhe si bazë për kontrollin ushtarak të Arktikut. Përveç kësaj, me rritjen e ndryshimeve klimatike, rrugët e transportit detar po bëhen më të aksesueshme, të paktën në verë.

Biseda joformale

Sipas burimeve të aleancës, nisma për Trump është aktualisht objekt i bisedimeve jozyrtare. Prandaj, baza për praninë e shtuar, mund të jenë planet e reja të mbrojtjes, të miratuara që në vitin 2023. Këto dokumente të klasifikuara, parashikojnë një rritje të aftësive parandaluese dhe mbrojtëse në veriun e largët.

Shtetet e Bashkuara tashmë operojnë Bazën Hapësinore Pituffik në Grenlandë bazuar në marrëveshjet me Danimarkën. Kjo mbështet, ndër të tjera, sistemet e paralajmërimit të raketave, si dhe misionet e mbrojtjes raketore dhe të vëzhgimit të hapësirës. Për më tepër, forcat e armatosura daneze janë gjithashtu të pranishme – kryesisht përmes Komandës së Arktikut në Nuuk.

Nuk përjashtohet forca ushtarak

Interesi i Trump për Grenlandën po shkakton një trazim dhe shqetësim, veçanërisht sepse ai kohët e fundit nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake dhe ekonomike për të fituar kontrollin mbi të. Megjithëse Grenlanda është kryesisht autonome, ajo zyrtarisht i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Partneri i NATO-s, Danimarka, thekson se vetë Grenlandezët vendosin për të ardhmen e tyre, dhe pavarësinë e tyre të mundshme nga Mbretëria Daneze. Kryeministrja Mette Frederiksen zhvilloi kohët e fundit bisedime të shumta për krizën, me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të tjera evropiane të NATO-s. Qeveria e Groenlandës tani thekson vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë daneze apo amerikane, por grenlandeze.

Debat shpërthyes

Për NATO-n, debati i Grenlandës është shumë shpërthyes. Nga njëra anë, ajo duhet të frikësohet për besueshmërinë e saj, nëse një anëtar kryesor kërcënon papritur të aneksojë territorin nga një shtet tjetër me forcë – veçanërisht duke pasur parasysh luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pretendimeve të Kinës ndaj Tajvanit. Nga ana tjetër, do të ishte një fatkeqësi e madhe për NATO-n, nëse SHBA-të do të tërhiqeshin nga aleanca për një mosmarrëveshje të tillë, sepse parandalimi i NATO-s, bazohet kryesisht në arsenalin bërthamor të SHBA-së dhe fuqinë e forcave të saj të armatosura konvencionale.

Sipas diplomatëve, nëse planet për një ofertë ndaj Trump mund të zbatohen, do të varet, ndër të tjera, nga fakti nëse republikani është vërtet i shqetësuar kryesisht për interesat e sigurisë amerikane në rajon. Nëse edhe depozitat e lëndëve të para luajnë një rol, iniciativa mund të jetë e dënuar të dështojë./ Der Standard.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu