Ramis Aliu: Fitorja e bashkimit dhe e shpresës në Dollnen

Ramis Aliu: “Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës”

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Dollnen, Ramis Aliu ka reaguar me një mesazh falënderimi dhe krenarie për fitoren që e cilësoi si “fitore të drejtësisë dhe bashkimit”.

“Një zë i fuqishëm i popullit u dëgjua – vendosi drejtësia, vendosi e bardha ndaj të zezës! Kjo nuk është vetëm një fitore politike, por fitore e besimit, e bashkimit dhe e shpresës për një të ardhme më të mirë,” shkruan Aliu.

Ai thekson se populli i Dollnenit tregoi forcën e unitetit dhe se në krye me Blerim Islamin është shkruar “një faqe e re në historinë e komunës, me dinjitet dhe me krenari”.

“Populli i Dollnenit tregoi se kur është i bashkuar, nuk e ndal askush! Në krye me Blerim Islamin, ne e shkruam një faqe të re në historinë tonë – me dinjitet dhe me krenari,” shton ai.

Në fund, Aliu kujton atmosferën festive në disa fshatra të komunës, duke përmendur Debreshin, Cërnilishtin dhe Lazhanin, ku fitorja u festua me entuziazëm:
“Festuam dy herë në Debresh, dy herë në Cërnilisht, edhe në Lazhan një herë dhe shpresojmë që pas katër vitesh ta festojmë edhe në Zhitoshe – me shumë krenari, bashkim dhe fitore!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu